Categories Lajme

I riu nga Shqipëria, që ngriti biznesin në Firence duke iu dhuruar bukë të varfërve

Kjo është historia e Lulit, të riut nga Shkodra. Gjatë gjithë këtij viti të vështirë për botën, veçanërisht Italinë, shkodrani Lulëzim Vulashi nuk është ndalur asnjë ditë. Biznesi i tij në Firence nuk shërben vetëm në tryezat e dyqanit, por funksionon shumë mirë me shërbimin në shtëpi, shkruan “Living”. I pasionuar pas verës, Luli hapi një site online ku shet më shumë se 900 etiketa, por gjërat nuk nisën kaq mirë sa janë sot.

Luli u largua nga Muriqani drejt Italisë në ’97-ën,si qindra shqiptarë të tjerë që fati u dha punën që mbase nuk e kishin menduar. Atë e lidhi me ushqimin. Mirëpo, mënyra si rrodhën punët, nuk ishte krejt rastësore. Pas përvojave te të tjerët, bashkë me familjen, Luli hapi eno-gastronominë e tij ku bashkë me verën tregton edhe ushqime. Në këtë fazë të punës së tij nisi edhe bamirësinë.

“Kam punuar gjithmonë në këtë sektor. Në fillim kur e hapa doja ta quaja “Bukë, krypë e zemër”, por meqë nuk shkonte në italisht, e lamë “Pane, amore e fantasia”. Pjesa sociale ka qenë gjithmonë në traditën e familjes time, kemi dhuruar për atë që ka më pak se ne, jemi rritur kështu. Këtë ka bërë gjyshi, babai dhe unë jam përpjekur të bëj atë qe mundem. Nuk mund t’i përmend të gjitha, por e kemi nisur duke dhuruar bukë, duke mbledhur para për spitalet, duke organizuar darka për fëmijët e një kishe pranë nesh e aktivitete të ngjashme”.

Me këtë frymë, kujt nuk do t’i shkonte biznesi mirë?! “Gjatë kësaj kohe jemi zhvilluar më shumë, kemi autoritet më shumë në Firence. Gjatë pandemisë nuk jemi mbyllur edhe pse nuk kemi punuar me klientë në dyqan, por me shpërndarje në familje, gjatë darkave. Kemi bërë hapësirë shumë më të madhe për verërat. Kemi aktualisht 900 etiketa verërash, më shumë franceze sepse pasioni im është shampanja. Rapidwine është site përmes të cilit i shesim dhe po punojmë shumë mirë.

“Në fillim kam punuar në Itali me ushqimin dhe bashkë me pasionin tim për gjëra të veçanta, lindi “Pane, amore e fantasia”. Kur të vini në dyqanin tim në Firence do të shihni që aty ka pak nga gjërat më të veçanta të të gjitha udhëtimeve të mia nëpër botë. Nga djathërat te proshutat që janë patjetër edhe të Italisë, por plotësohen me Francën, Holandën, Zvicrën etj.” Tani vendoseni vetë se cila do të jetë ndalesa e parë në Firence, në udhëtimin e radhës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME