Categories Lajme

I riu u përplas për vd ekje dhe u mor zvarrë, mesazhi i kushërirës: Kam ngrirë! O Zot ç’bëre kështu…

Report Tv mëson se 25-vjeçari Ramazan Bata që humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi u përplas për vdekje nga një autobus, ndërsa më pas u mor zvarrë për rreth 50 metra nga një furgon, kishte pak kohë që kishte filluar punën si shpërndarës picash me motor. Familja hapi dyert e mortit, ndërsa kushërira e tij, vajza e xhaxhit ka postuar një mesazh prekës në rrjetet sociale.

“O zot ca dhimbje na jep keshtu djali 25 vjec i shkon tokes??djali i xhaxhit eshte vella po c’bere keshtu mor zot qe kemi koh pa i par njerzit e duhet vec te qajme.qofsh i xhenetit kusho na vure te zezen ne zemer skam fjale kam ngrire” shkruan kushërira e tij.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e furgonit P. T., 49 vjeç, banues në Krujë dhe drejtuesin e furgonit F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtuesi i autobusit ka rrëfyer se nuk e ka parë viktimën, por ka dëgjuar vetëm zhurmë në momentin e përplasjes. Edhe drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje, ku ka deklaruar se nuk e ka kuptuar kur mjeti që drejtohej prej tij ka tërhequr zvarrë një person dhe për këtë arsye është larguar edhe nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME