Categories Lajme

Jeton me pllakë hekuri në trup prej 17 vitesh, Mimoza Luka bën apel: Më ndihmoni ta heq

“Shqipëria pa filtra”, rubrika që vjen cdo të premte në emisionin BOOM në RTV Ora sjell sot rastin e Mimoza Lukës që prej 3 vitesh duron dhimbjet e mëdha në tru.

Në vitin 2003, Mimoza pësoi një aksident të rëndë në Kavajë, pas së cilës qëndroi disa kohë në koma. Më pas, 42-vjecarja iu nënshtrua 3 operacioneve në të dyja këmbët. Para tre vitesh, mjekët i kanë rekomanduar heqjen e pllakave metalike në këmbë. Por në ditët e sotme, ajo vijon të ketë dhimbje të tmerrshme dhe ka vështirësi në lëvizje për shkak të pllakës së hekurit.

Gazetarja: Pas operacionit u ndjeve më mirë?

Mimoza Luka: Më mirë, prap kam vuajtur, por më mirë.

Gazetarja: Kur fillove të kishe përsëri shqetësime?

Mimoza Luka: Kisha dhimbje, pas 5 vitesh kam hequr hekurin tek këmba.  

Gazetarja: Cfarë të ka thënë mjeku? Ta heqësh hekurin tek këmba tjetër?

Mimoza Luka: Më ka thënë doktori ta heq.

Gazetarja: Pse nuk e ke hequr?

Mimoza Luka: Nuk kam mundësi. Kam burrin pa punë, vetëm pa pension, pa asgjë. Vetë në shtëpi, të duhet leku. Po nuk pate lekun, nuk të sheh njeri me sy. Po pate lekun, ta heq direkt.

Gazetarja: Ndjen dhimbje?

Mimoza Luka: Ndjej. Nuk lëviz dot, nuk bëj punë dot, kam ngelur në krevat. Nuk jam e zonja për asgjë.

Gazetarja: Sa kohë ka që gjendja juaj shëndetësore është kaq e vështirë?

Mimoza Luka: Ka 5 vite që kam dhimbje të forta dhe nuk lëviz dot.

Gazetarja: Cila është kërkesa jote?

Mimoza Luka: Po patët mundësi me heq këtë pllakën e hekurit që e kam dhe të më lidhnit një pension se nuk jam e aftë për asnjë punë.

Thirrjes së Mimozës i është bashkuar edhe bashkëshorti i saj. Ai tregon kalvarin e sorollatjeve që i është dashur të kalojë për të marrë kempin, i cili nuk i është aprovuar.

Gazetarja: I jeni drejtuar kempit për sëmundjen e bashkëshortes tuaj?

Bashkëshorti: Po. Kemi bërë dy komisione. Komisioni i parë u aprovua, kur shkuam tek rruga e Elbasanit, nuk u aprovua.

Gazetarja: Si jetoni? Ku është burimi i të ardhurave?

Bashkëshorti: Vetëm në bicikletë, ndonjë punë, hajde të marrësh një 5 lekësh, në privat. Ndihmën ekonomike ma kanë hequr, u bënë 6 muaj.  Kemi shkuar tek Zyra e Punës, hajde një muaj, hajde një muaj, tani kam 2 muaj që nuk shkoj hic.

Gazetarja: Ke shkuar në spital?

Bashkëshorti: Po.

Gazetarja: Ke gjetur zgjidhje?

Bashkëshorti: Jo, vetëm më kanë sorollatur.

Gazetarja: Cila është kërkesa juaj?

Bashkëshorti: Kërkesa ime është që të hiqet hekuri i gruas time. U bënë 5 vite që po vuan dhe të lehtësohet nga dhimbja.

Gazetarja: Kur i ka vështirësitë më të mëdha?

Bashkëshorti: Nëse ulet, ajo nuk ngrihet dot më.

Gazetarja: Sa vite ka me hekura?

Bashkëshorti: Tani po bëhen 17 vjet. Sipas mjekëve, nuk është normale që ta mbash hekurin në trup prej 17 vitesh. E mira është me e heq pllakën e hekurit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME