Categories Lajme

I riu vdes në aksident natën e Krishtlindjes, hajdutët i vjedhin orën “Rolex” në vendngjarje

Një i ri italian i quajtur Leonardo Nardacci vdiq tragjikisht në prag të Krishtlindjeve në një aksident të rëndë rrugor. Ai gjendej në sediljen e pasagjerit, kur makina e drejtuar nga një shoku i tij doli nga rruga dhe përfundoi nën një urë. Trupi i fatkeqit doli jashtë nga makina, duke vdekur në çast nga përplasja.

Mbërritja e ekipeve të shpëtimit dhe zjarrfikësve ka qenë e menjëhershme, por për 34-vjeçarin nuk kishte shpëtim, ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Por sikur të mos mjaftonte kjo tragjedi, familjes së të riut iu shtua dhe një pikëllim tjetër. Duket se dikush, duke përfituar nga momenti, i ka vjedhur orën nga kyçi i dorës.

Bëhet fjalë për një Rolex Batman shumë i vlefshëm. “Atyre që i erdhën në ndihmë vëllait tim, u kërkoj me mirësi të kthejnë orën që i hoqën nga kyçi i dorës kur ai ishte i vdekur, një Rolex Batman (blu dhe zi). Ju lutem më njoftoni, ishte kujtim” – ishte apeli i së motrës në Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME