Categories Covid-19, Lajme

I shërbeu për 40 vite komunitetit, ndërron jetë nga Covid-19 zyrtari i bashkisë në Librazhd

Veli Selim Dashi, një prej urbanistëve më të vjetër në detyrë në bashkinë e Librazhdit ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë bashkia e Librazhdit, në një njoftim në mediat sociale.

“Sërish virusi tinzar godet rëndë Qytetin, Bashkinë tonë dhe më gjerë, duke ndarë përgjithmonë nga gjiri i familjes, nga administrata, nga rrethi i gjerë shoqëror e miqësor, njeriun, që për 40 vjet i dha komunitetit mundin, djersën, përkushtimin, idetë, vizionin për një qytet me petspektivë urbane dhe të bukur.”- shkruhet në njoftim.

Postimi i plotë: Është shumë e rëndë, për mbarë Qytetin dhe Bashkinë tonë, humbja e njerit prej urbanistëve më të vjetër në detyrë, z.Veli Selim Dashi: ai, fatkeqësisht, nuk mundi ta fitojë betejën me Covid 19.

Sërisht virusi tinzar godet rëndë Qytetin, Bashkinë tonë dhe më gjerë, duke ndarë përgjithmonë nga gjiri i familjes, nga administrata, nga rrethi i gjerë shoqëror e miqësor, njeriun, që për 40 vjet i dha komunitetit mundin, djersën, përkushtimin, idetë, vizionin për një qytet me petspektivë urbane dhe të bukur.

U bë një kohë e gjatë që vdekjen e kemi pranë: bashkëjetojmë me të. Kemi aplikuar protokolle, kemi përshtatur rregulla të vjetra, kemi konceptuar rregulla të reja në përputhje me situatën pandemike, duke qenë sa më të kujdesshëm dhe të mençur me armikun e padukshëm. Por u dashka të jemi më shumë të tillë, sepse Covid 19, si të gjitha pandemitë, qenka total, i verbër, i pamëshirshëm, si për rastin e të ndjerit Veli Selim Dashi, edhe për raste të tjera, që na dhembin aq shumë.

I ndjeri Veli Dashi do të na mungojë fizikisht, por ai do të mbetet i gjallë në kujtesën qytetare, si një urbanist dhe administrator i denjë, model i korrektësisë, përkushtimit dhe kujdesit në marrëdhënie me qytetarët.I përjetshëm qoftë kujtimi i tij…!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME