Categories Lajme

I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 35-vjeçari nga Kruja

Policia e Krujës ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili akuzohet se ka kanosuar dhe goditur me sende të forta, një shtetas.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021. Mësohet se i ndaluari posedonte në kohën kur kreu plagosjen, një armë zjarri, pa leje.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, mbështetur dhe nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një të kërkuari, ndaluan shtetasin G. K., 35 vjeç, banues në Bubq, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Në vitin 2021, në një lokal në Fushë Krujë, 35-vjeçari, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër. Gjithashtu, nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas, në kohën kur ka kryer plagosjen, posedonte pa leje, një armë zjarri”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME