Categories Lajme

I shpallur në kërkim për transportim emigrantësh për shuma deri në 1 mijë euro, 21-vjeçari vihet në pranga

21-vjeçari me inicialet N.C banues në Kavajë është vënë në pranga pasi dyshohej si bashkëpunëtor në transportimin e emigrantëve, duke u marrë shuma deri në 1 mijë euro.

Njoftimi i Policisë: Pogradec

Vijon operacioni policor i koduar “Tarifa”, për goditjen e një rasti të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim si bashkautor i dyshuar i transportimit të 6 emigrantëve, kundrejt shumave 500-1000 euro/person.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Tarifa”, të zhvilluar më datë 30.03.2023, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, shtetasin e shpallur në kërkim N. C., 21 vjeç, banues në Kavajë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se 21-vjeçari kishte bashkëpunuar me shtetasin M. H. (të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Tarifa”), për transportimin e 6 emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave 500-1000 euro/person, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, drejt shteteve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME