Categories Lifestyle

I shpëtoi jetën deputetit të Shqipërisë, mjeku Ylli Merja tregon kurën që përdor për trajtimin në kushte shtëpie

Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ka besuar tek shërimi i të infektuarve me COVID-19 përmes formulave që vijnë nga bimët dhe natyra. I suksesshëm me shumë pacientë, mes tyre, dëshmuar edhe në sallën e Kuvendit nga deputeti Adriatik Alimadhi, Merja garanton efikasitet me një përzierje ekstraktesh të ndryshme antivirale.

I ftuar në “Vila 24” Merja tha se pas studimesh të thelluara e testimesh të suksesshme, propozon propolis rigoni me sktrakte të tjera të cilat veprojnë në organizëm, shoqëruar me çajëra dhe ushqime të pasura me vitamina e proteinat e nevojshme që bëjnë nxjerrjen jashtë organizmit të virusit korona.

Merja këshillon çaj antiviral me 10 pika propolis në çdo filxhan dhe sprucim të ambientit me antiviralë në mënyrë që të kemi një ambient me ngarkesë të ulët virale. Sa u përket ushqimeve, ai thotë se duhen shmangur arroret dhe dieta jonë të pasurohet me perime dhe fruta.

Për të marrë vitamin C në kushte natyrale, Merja sugjeron bulmetin nga bagëti që kullosin në gjelbërim si edhe lëngun e zogut të pulës, gjithçka të rritur në kushte bio. Si një burim të mirë vitamine C, specialisti Merja vlerëson edhe trëndafilin e egër dhe përdorimin e xhingerit, për energjinë që i jep trupit të njeriut dhe aktivizimit të antitrupave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME