Categories Bota, Lajme

I shpëtoi tragjedisë së 11 shtatorit, amerikani vdes nga koronavirusi

Një burrë i cili u bë i njohur nga një fotografi, teksa shfaqej duke vrapuar pasi kulla jugore e Qendrës Botërore të Tregtisë u shkatërrua më 11 shtator 2001 ka vdekur nga koronavirusi. Stephen Cooper, 78 vjeç, vdiq në mars të këtij viti nga Covid-19 në Delray Beach, Florida, duke e listuar atë në mesin e 138 personave të parë në Palm Beach County që vdiq nga virusi. Fotografia ikonike e Cooper nga viti 2001, e kapur nga një fotograf i Associated Press, e tregon atë me një zarf të mbështetur në krahun e tij të majtë.

Ai dhe disa persona të tjera duken teksa vrapojnë, ndërsa nga kulla gjigante e rrëzuar dilnin shtëllunga tymi dhe pluhuri. Stephen Cooper ishte një elektriçist nga Nju Jorku. Për fat të keq ndërroi jetë në Qendrën Mjekësore në Delray për shkak të koronavirusit në mars. Ai punoi për Autoritetin e Tranzitit të Qytetit të Nju Jorkut për shumë vite, lindi në Bronx dhe mbështeti shtetin me Ushtrinë gjatë Luftës së Vietnamit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME