Categories Lajme

I shtriu përtokë dhe i mori furgonin, ky është i riu nga Divjaka që i bëri “zbor” policisë

Një i ri nga Divjaka është përplasur me policinë mbrëmjen e djeshme. Ai është Artan Kaboçi dhe pasi ka qël luar me a rmë ndaj efektivëve, i ka kërcënuar ata, i ka shtirë në tokë dhe më pas i ka marrë furgonin. Më pas i riu është fshehur nëpër lagje dhe pas disa orësh është dorëzuar. Ai njihej si person problematik në zonë. Ndërkohë që nuk dihet arsyeja e acarimit të të riut.

Policia njoftoi dje: Rreth orës 19:30, në Sallën Operative ka ardhur një njoftim se në fshatin Gradishtë, në banesën e shtetasit A. K., 34 vjeç, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e banesës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje shtetasit A.K të hidhte armën por 34-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar me sende të forta tre mjete të Policisë. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

62-vjeçari skemë piramidale me 28 mln euro mashtrim, sekuestrohen pasuritë e gruas së tij në Shqipëri

Apartamente, parkime me vlera mbi 480 mijë euro në Lundër janë sekuestruar në pronësi të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten ndjeshëm udhëtimet nga ajri, nuk preferohen më lëvizjet përmes detit

INSTAT ka publikuar statistikat e transportit të tremujorit të parë, ku konstatohet një rritje e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Tiranë, degradon sherri mes të rinjve, kapet autori

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili akuzohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 30 prill/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Sot, më 30 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi javor/ Zbulo ç’kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Të reja të papritura do të vijnë në jetën tënde, Dash! Së pari, Afërdita…

LEXO ME SHUME