Categories Lajme

Rriten ndjeshëm udhëtimet nga ajri, nuk preferohen më lëvizjet përmes detit

INSTAT ka publikuar statistikat e transportit të tremujorit të parë, ku konstatohet një rritje e ndjeshme e udhëtimeve nga ajri, e ndikuar nga çmimet e lira dhe shtimi i flukseve turistike. Të dhënat tregojnë se gjithnjë e më shumë pasagjerë po zgjedhin ajrit, teksa udhëtimet përmes detit kanë shënuar tendencë rënëse, ndonëse të lehtë.

Rriten me 64% pasagjerët nga ajri

Hyrja e operatorëve me kosto të ulët dhe lulëzimi i turizmit ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të atyre që udhëtojnë përmes ajrit. Sipas INSTAT, numri i pasagjerë që kanë udhëtuar me linja ajrore në tremujorin e parë 2024, është 1.909.757 nga 1.166.000 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 63,8 %. Në transportin ajror operojnë 19 shoqëri ajrore, nga këto 17 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare. Gjatë tremujorit të parë 2024, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 55.067 avionë, nga të cilët 75,8 % të tyre e zë numri i mbikalimeve.

Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 499,5 ton, nga të cilat 77,0 % janë mallra të hyrë dhe 23,0 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e parë 2023, volumi i mallrave paraqitet me rritje 11,1 %. Në transportin ajror, mallrat e transportuara me postë zënë 11,4 % të volumit gjithsej të mallrave të transportuar me ajër. Krahasuar me tremujorin e parë 2023, volumi i mallrave të transportuara me postë paraqitet me ulje 19,9 %. Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e pare 2024 është 386 ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është ulur me 9,1 %. Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e parë 2024 zë 0,02 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.

Ngec transporti i pasagjerëve nga deti

Ulja e çmimeve të bileta ajrore po i bën më pak të preferuara udhëtimet e pasagjerëve përmes detit. Sipas INSTAT, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 135.680 persona. Në të njëjtën përudhë të një viti më parë, përmes detit udhëtuan 138.242 persona. Rënia është gati 2%. Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e parë 2024 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.

Porti i Durrësit është porti kryesor në vend nga i cili kanë udhëtuar 80,9 % e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Vlorës me 11,6 % dhe më pas porti i Sarandës me 7,5 %. Në tremujorin e parë 2024, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.316,8 mijë ton.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është rritur me 1,9 %. Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e parë 2024 zë 40,0 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara. Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e parë 2024 zë 64,5 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara./ Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME