Një tjetër lajm i hidhur ka ardhur për bluzat e bardha. COVID-19 i ka marrë jetën mjekut endokrinologu nga Përmeti, Rustem Keko, 72-vjeç. Mësohet se Keko kishte 4 ditë i shtruar në spitalin Infektiv, por nuk mundi ta fitonte dot betejën me viru.sin duke mbyllur sytë ditën e sotme. Ai ka qenë drejtor i spitalit të Përmetit.

