Categories Lajme

Informalitet i lartë në Shqipëri, 344 mld lekë jashtë bankave

Më shumë se 344 miliardë lekë qarkulluan jashtë bankave në Shqipëri, në fund të vitit 2020. Këto janë të dhënat e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilave është shënuar niveli më i lartë historik që prej vitit 2002 kur raportohet ky tregues.

Kjo vlerë ka shënuar dhe rritjen më të fortë vjetore me 53 miliardë lekë. Mesa duket edhe pandemia e koronavirusit ka ndikuar në shtimin e qarkullimit të parasë cash, pavarësisht masave të marra nga autoritetet për të nxitur përdorimin e industrisë bankare.

Që nga fundi i shkurtit, përpara se të fillonte pandemia ky tregues ka ndryshuar me 55 miliardë lekë më shumë Në raport me paranë gjithsej, jashtë sistemit bankar qarkullonte në fund të dhjetorit 23.6% e totalit.Sipas ekspertëve qarkullimi i parasë cash është një tregues i informalitetit të lartë në vend.

Niveli i parasë jashtë bankave prej gati 24% të totalit është shumë më i lartë se i mesatares se Bashkimit Europian dhe në rajon. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore Europiane, në Eurozonë niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9% e totalit. Edhe në rajon ky tregues është më i ulët se 10%.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME