Categories Lajme

I shtyhet gjyqi, Saimir Tahiri nuk përmbahet: As në çerdhe nuk ndodh kjo, ky shtet s’mund të jetë kështu!

Është shtyrë për herë të tretë seanca gjyqësore për ish-ministrin e punëve të brendshme Saimir Tahiri. Shkak për këtë është bërë mungesa e fashikujve të Moisi Habilajt, dhe kjo ka nxitur dhe reagimin e fortë të Tahirit.

Ai u shpreh se është qesharake që në një institucion si prokuroria e Krimeve të Rënda të humbasin letra të një rëndësie të tillë, tek të cilat më herët u bazua kërkesa për arrestimin e tij.

Ca më tej ish-ministri shtoi se ai është i gatshëm që të heqë dorë nga provat që janë në favorin e tij, vetëm e vetëm që gjyqi të ecë përpara dhe të mos shtyhet më.

Pas seancës Saimir Tahiri u shpreh: Kjo është hera e tretë që shtyhet seanca, edhe një çerdhe kalamajsh është më e organizuar sesa kaq, nuk e di si mund të humbasin letrat në Prokurori, kur ka një protokoll. Unë nuk e di si Prokuroria me të njëjtat letra kërkoi arrestimin tim, kjo është qesharake, unë nuk e di nëse kjo është e qëllimshme apo gabim njerëzor.

Nëse është e qëllimshme, kjo është e keqja më e vogël, unë shpresoj që të jetë mungesë vëmendje, madje nuk dua aq që ti vë një emër kësaj. Edhe pse ato prova ishin në favorin tim, unë heq dorë dhe nga ato, mjafton që gjyqi të mos shtyhet.

Një procedim penal që nisi me kërkesën për arrestimin tim, dhe tani letrat janë zhdukur, kjo është qesharak. Kjo nuk ndodh as në dyqanin më të humbur në cepin e Shqipërisë, si mund të ndodhë kjo në Prokurorinë e Krimeve të Rënda?!

Nuk e di se në çfarë institucioni mund të ndodhë që letrat të sillen të grisura, letrat të humbasin rrugës, apo njerëzit të mos njoftohen për seancën.  

Mbi ministrin më jetëgjatë të punëve të brendshme rëndojnë akuza të rënda si  “korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME