Categories Kuriozitete

I vë “shkelmin” punës gjatë transmetimit live se fitoi 4 milionë euro në lotari, gazetarja gëzohet para kohe

“Nuk do vij më në punë”. Ky ishte reagimi i një reportereje spanjolle gjatë një transmetimi live pasi mësoi se kishte fituar lotarinë. Por Natalia Escudero kishte folur para kohe. Kur mendoi ti vërë “shkelmin” punës besoi se kishte fituar çmimin e madh prej 4 milionë euro. Por në fakt rezultoi se gazetarja, e cila punon për televizionin publik RTVE, kishte fituar vetëm 5000 euro për shkak se çmimi i Krishtlindjeve ndahej mes fituesve.

Escudero ishte përpara kamerës dhe po ndiqej live nga publiku kur filloi të ulërinte. Kur mësoi të vërtetën ajo kërkoi falje për mënyrën sesi reagoi gjatë transmetimit. Gazetarja u shpreh e keqardhur për mënyrë sesi u soll duke thënë se veproi emocionalisht dhe se donte ti shpjegonte veprimet e saj publikut që u ndie i tradhtuar.

Reagimi e Escudero erdhi pasi ajo u akuzua për mungesë profesionalizmi, pasi video u bë virale në mediat sociale. Ajo shihet duke kërcyer nga gëzimi ndërsa shampanja spërkatej në ajër ndërsa u njoftua çmimi më i lartë në lotarinë e Krishtlindjes, e njohur si El Gordo. Shikuesit e kritikuan pasi dha përshtypjen se fitoi çmimin e madh dhe se fakti që tha se do largohej nga puna. Menjëherë pas transmetimit të parë, Escudero u rishfaq në ekranet e TV-së duke kërkuar falje. Ajo kërkoi falje për çdo konfuzion të shkaktuar, por tha që ishte e sinqertë kur konsideroi shkëputjen nga puna pasi po merr disa kohë pushime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME