Categories Lajme

Zjarri i shkrumbon gjithçka, i shpëton flakëve duke i fshehur në furrën e qeramikës

Ndërsa zjarret janë jashtë kontrollit në të gjithë Australinë, histori të mrekullueshme të mbijetesës kanë dalë në sipërfaqe. Ndërsa prona e Steve Harrison u shkrumbua nga flakët, 67-vjeçari i shpëtoi zjarrit duke u fshehur brenda një furre qeramike, rezistente ndaj flakëve. Poçari tha për ABC se nuk u evakuua për të mbrojtur banesën e tij në Balmoral, komunitet në jug-perëndim të Sidneit që është shkatërruar nga flakët.

“Vrapova drejt kamionçinës, por kopshti im ishte mbuluar tashmë nga flakët, në rrugë kishte zjarr, kështu që nuk largohesha dot,”- tha Harrison. “Kjo ndodhi një ditë para se të ndërtoja vetë një furrë për qeramikën, në madhësinë e një arkivoli, mjaft e madhe sa për të më zënë mua brenda.” Harrison u fsheh në furrë për gjysmë ore derisa zjarri u shua. “Ishte shumë i madh, kudo kishte vetëm ngjyrë portokalli. Ishte e frikshme, unë u tmerrova,”- u shpreh ai. “Mund të kisha vdekur nëse nuk do të kisha menduar për planin B. Në furrën e vogël që bëra, kisha një zjarrfikës, një kovë me ujë, një shishe me ujë të pijshëm dhe një batanije kundër zjarrit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME