Categories Lajme

I vëllai i mori jetën, shoqja e Diana Vukajt: Kisha marrëdhënie të mirë me të dy…

Mikja e Diana Vukaj, e cila humbi jeten nga dora e vëllait te saj ka treguar se në të shkuarën ia ka shpëtuar jetën dy herë. Për ‘Shqipëria live’, ajo tregoi se Diana ka qëndruar gjatë gjithë kohës me të, mirëpo këtë radhë nuk ishte e shkruar që t’ja shpëtonte jetën. Ajo ka treguar se nje herë ka telefonuar policinë pasi e dinte se shoqja e saj ishte në r rezik.

‘Unë me Dianën kam pasur marëdhënie të shkëlqyeshme dhe me vllaun e saj. Nuk më ka shku mendja kurrë se do e bënte këtë gjë. Unë kam shku e kam marrë në Rinas. Ajo ka pasur plane me ba mobilimin e shpisë. Ajo më tha po shkoj në shpi. Kanë pasur dhe probleme të mëparshme. Dy herë ka ndodh që unë i kam shpëtu jetën Dianës, këtë herë nuk mujta, nuk arrita. Kështu ka qënë e shkrume me ndodhë. Një herë kam shku vetë e kam marrë e kam cu në shtëpinë time, një herë tjetër ka ndodhur në nëntor, kam lajmëru policinë, është shoqja ime në r rezik.’- është shprehur ajo

“Kisha dy ditë që i bija telefonit. Nuk ka hyrë në WhatsApp që të premten, në orën 20:00. Pasdite jam kthyer nga Tirana dhe jam kthyer në Velipojë. Kur i kam parë grilat e mbyllura e kam ditur që i ka ndodhur diçka. Mora dhe Fabianin në telefon, por nuk u përgjigj. Mendova se u kishte ndodhur ndonjë gjë të dyve. Jam e bindur se ajo ka ndodhur për ndonjë grindje të momentit. Jo ma blej diçka, jam e bindur për këtë gjë. Thoshte nuk mundem ta lë se e kam vëlla dhe më dhemb shpirti për të. Diana ka qenë mbështetja e tij e vetëm. Fabiani, kur ishte esëll, ishte njeri tjetër,”-tha shoqja.

Diana Vukaj u gjet e pajete në shtëpinë e të vëllait dy ditë më parë. Natën e 5 qershorit, Fabian Vukaj ka qel luar pas një mosmarreveshje me të motrën për çështje parash. Edhe pse i kishte marre jeten Diana Vukajt , ai vazhdonte të dilte lirisht në qytet, ndërsa motren e mbante në banesë. Gruaja kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME