Categories Lajme

I vëllai me koronavirus, Dom Lush Gjergji flet nga karantina: Çfarë ndodhi me familjen tonë (VD)

Don Lush Gjergji, vëllai i pacientit zero të infektuar me koronavirus në Kosovë, Mëhill Gjergji, thotë se covid 19 nuk njeh kufij apo viza Shengen. Ai bën thirrje për përgjegjshmëri ndaj vetes, të afërmëve, familjarëve, dhe zbatim të përpiktë të udhëzimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

KOSOVË– Mehill Gjergji, 77 vjec nga Stublla e Vitisë, është pacienti zero i infektuar nga koronavirusi në Kosovë. Vëllai i tij, Don Lush Gjergji shpjegon për Abc News se vëllai i tij me familjen jetojnë prej vitesh në Bergamo dhe kanë shkuar në Kosovë më 5 mars.

“Vëllai im Mihilli, me gruan e tij, Dranen, erdhen në Kosovë me fluturim Verona – Prishtian më 5 mars 2020. Çdo gjë ishte rregull me kontrollime mjekësore, si në Verona, po ashtu edhe në Prishtinë. Si duket, së paku kështu thojnë ekspertët, virusi ishte në fazën e inkubacionit, dhe pasi një javë dite, ishte tejet agresiv dhe aktiv. Vëllai pati kollitje, shtrëngim në gjoks, plogështi. Pas kontrollimeve fillestare, “amatoreske” në Viti dhe në Gjilani, pa fajin e tyre, qe dërguar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Prishtinë, ku gjendet edhe tash, së bashku me të birin Robertin, dhe me shoqen e tij, Suzanën, në terapi. Mjekët thojnë se gjendja e tyre tash për tash është stabile. Don Lushi shpjegon simptomat që kanë pasur familjarët e tij.

“Temperaturë, plogështi, kollitje, shtrëngim në fyt dhe në gjoks, shenja karateristike të këtij virusi, si duket, mjaft agresiv dhe për disa, sidomos për të moshuar dhe njerëz me sëmundje kronike, edhe i rrezikshëm.”

Ai konfirmon gjithashtu se më 8 mars kishte qenë në Stubëll ku ishte mbajtur mesha dhe ku ishte takuar me të vëllain dhe familjen e tij ndërsa më 12 mars, kishte marrë vesh se i vëllai Mëhilli, ishte hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Prishtinë. Vetë Don Lushi ka bërë të premten e kaluar testimin, i cili ka dalë negativ.

“Eh, ta them të vërtetën, të “rrëfehem” botërisht, pritja edhe për mua ishte mjaft e gjatë dhe jo e lehtë, diku 24 orë, edhe pse më kishin thënë që do të bëhej më shpejtë. E kuptoj “vonësën”, nëse kështu mund të them, sepse tashmë “Kosova”, sidoms vendlindja ime, Stublla, por edhe Klina, janë vatra e kësaj sëmundjeje ngjitëse. Ditën e kalova në uratë, aty-këtu shkrim dhe lexim, në pritje të “gjatë”, por gjithsesi me fe dhe shpresë…”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME