Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë ka njoftuar se pacientja zero është shëruar. Ajo i ka rezultuar negative testeve dhe do të trajtohet nga shtëpia.
Gjendja e pacientëve tjerë është e qëndrueshme, përfshi këtu edhe pacienten me aparate të frymëmarrjes.
Në Maqedoninë e Veriut numri i të infektuarëve është 19 dhe nuk ka patur asnjë viktimë.
Maqedonia e Veriut ka ndaluar mësimin në shkolla dhe universitete, ndërsa janë marrë edhe masa të tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.