Categories Lajme

I vodhën makinën e parkuar poshtë banesës në Vlorë, italiani denoncon ngjarjen, dyshon se i kopjuan çelësin në lavazho (VIDEO)

Një sipërmarrës italian ka denoncuar vjedhjen e automjetit. Sipërmarrësi ka treguar se automjeti ka qenë i parkuar poshtë banesës së tij.

Ai ka kallëzuar në komisariatin e policisë se automjeti tip ‘Mercedes Benz’ ka qenë i parkuar dhe kishte vetëm pak kohë që ishte vendosur nga pronari i tij. Sipërmarrësi italian, ka treguar gjithashtu për gazetarin Enrik Mehmeti se lloji i automjetit tip ‘Mercedes Benz C -Class’ është me çelës me çip, ç’ka do të thotë që nuk hapet lehtësisht.

E vetmja mënyrë për tu hapur është nëpërmjet kopjimit të çelësit.

Sipas biznesmenit italian Andrea Oliviero, i vetmi dyshim që ai ka pasi është i vetmi vend ku ka lëshuar çelësin është një lavazho në qytetin e Vlorës. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të kërkuar automjetin në pikat e shkrirjes së makinave.

Dyshohet se automjeti është shkrirë për pjesë ose mund të përdoret në ngjarje kriminale.

Intervista:

Makinën e kam parkuar si çdo mbrëmje, poshtë pallatit ku jetoj në Vlorë prej 7 muajsh.Vjedhja ka ndodhur të martën në datën 15 poshtë banesës, të mërkurën në 16 mars kam zbritur dhe nuk e kam gjetur.

Pyetje: Çfarë lloji makine është ?

Përgjigje: Është një Mercedes C 200 naftë

Pyetje: Ku dyshoni?

Përgjigje: Un dyshoj por nuk kam siguri është ku e çoj për të lrë dhe mendoj se kanë duplikuar çelsin dhe e kanë marrë

Pyetje: Ju me çfarë merreni këtu ?

Përgjigje: Unë jam një sipërmarrës ,menaxher. Kam hapur dyqan te tre racat por merrem gjithashtu të lidh shoqëri italiane me shoqëri Shqiptare për prodhime për eksport produktesh nga Shqipëria në Itali ose nga Italia në Shqipëri

Pyetje: Keni bërë denoncim?

Përgjigje: Kam bërë denoncim ,pamë dhe kamerat e rrugës. Erdhi policia. Pamë që makina ishte marrë në orën 21 të mbrëmjes së asaj nate .Unë e kam parkuar rreth orës 7 të mbrëmjes ndërkohë që hetimet po vijojnë por presim ndonjë rezultat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME