Categories Lajme

I vrau motrën me sëpatë, flet bashkëshortja e Tefik Tashit: Nuk ka patur lidhje intime mes tyre, na tha do t’ju ther…

Alma Qevani 44-vjeçarja, nga Elbasani u vra më sëpatë nga kunati i saj. Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, gruaja e Tefik Tashit, Eva ka hedhur poshtë deklaratat se mes tyre ka pasur lidhje mes tyre.

“Nuk është aspak e vërtetë që ka pasur lidhje intime mes tyre. Nuk është e vërtetë që e ka bullizuar apo sharë. Ai ka sharë Almën gjatë sherrit edhe pse Alma nuk i ka kthyer asnjë përgjigje”, ka treguar ajo.

Ajo ka treguar se Tefiku ishte revoltuar se nuk i kishte hapur telefonin dhe se i kishte qëlluar me shpullë.

“Ai i gjuajti me shpullë dhe më pas nxori sëpatën. E kishte fshehur në triko”, rrëfeu ajo. Gjithashtu në këtë intervistë, ajo ka thënë se i kishte humbur e telefoni dhe se në këtë mënyrë, komunikonin me telefonin e të motrës.

Ndërsa është shprehur se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e keqe, por ka rrëfyer se një natë më parë ka pasur një debat të fortë mes tyre.

“Një natë më parë na ka thënë do t’ju vras dhe do t’ju ther të treve. Ai nuk donte që Alma të ndërhynte kur Tefiku kthehej nga puna.

Pyetje: Si je njohur me Tefikun?

Bashkëshortja e Tefikut, Eva: Nga një i njohur. Nuk kemi më lidhje me të.

Tefiku ka pasur martesë më parë?

Eva: Po ka qenë i martuar, ka katër fëmijë. Një i ka vdekur ka edhe 3. Alma nuk e ka sharë Tefikun. Përgjatë dy viteve nuk ka ardhur asnjëherë i dehur. Edhe ditën e ngjarjes nuk ka qenë i alkoolizuar.

Babai i viktimës: Krim me paramendim. të marrësh sëpatën 300 m larg e ta mbash fshehur është shumë e rëndë. Dënimi i tij duhet të jetë me burgim të përjetshëm. Kërkoj dënimin më të fortë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME