Categories Lajme

I vunë eksploziv garazhit të 52-vjeçarit në Shkodër, shpallen në kërkim dy ish-futbollistët

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës. Ish-futbollistët Seadet Myftia dhe Zabit Mehmedaj, të dy nga 27 vjeç, akuzohen se janë autorët e shpërthimit me eksploziv mëngjesin e të enjtes në një garazh në Shkodër.

Policia njoftoi se pas ngjarjes në lagjen “10 Korriku”, dy të rinjtë janë larguar me një motor të vjedhur në Shkodër. Sipas policisë, Myftia dhe Mehmedaj janë të shpallur në kërkim edhe më parë për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

“Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në aksin rrugor përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes,  si dhe identifikimi i 2 autorëve të dyshuar të saj.

Gjithashtu, nga këto veprime dyshohet se 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, me një motomjet të vjedhur në qytetin e Shkodrës, pak para ngjarjes. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit S. M, 27 vjeç dhe Z. M., 27 vjeç, të shpallur në kërkim edhe më parë, për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Vijon puna intensive për kapjen e tyre”, njoftoi policia.

Të enjten në mëngjes një sasi eksplozivi shpërtheu në garazhin e automjeteve e një 52-vjeçari. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME