Categories Lajme

I vunë zjarrin kullotave në Himarë, 2 të arrestuar (EMRAT-VIDEO)

Janë arrestuar 2 blegtorë në fshatin Kudhës në Himarë, pasi i kishin vënë zjarrin një sipërfaqeje pyjore me qëllim rigjenerimin e kullotës.

Si pasojë zjarri i ndezur nga dy personat doli jashtë kontrollit dhe u dogjën dhjetëra hektarë. Eduart Memi 44 vjeç dhe nipi i tij Aleks Leka u kapën në flagrancë nga policia e Himarës.

Gjithashtu është proceduar edhe inspektori i pyjeve në bashkinë e Himarës, pasi sipërfaqja që blegtorët kishin djegur ishte marrë me qira nga Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave në bashkinë e Himarës.

Njoftimi i Policisë:

Ndezën zjarr në një sipërfaqe pyjore të marrë me qira, me qëllim rigjenerimin e kullotës, dhe si pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit Kudhës, falë reagimit të shpejtë nga Policia, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e zjarrvënies. Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, një inspektor i pyjeve në bashkinë e Himarës. Gjithashtu u procedua penalisht edhe një shtetas tjetër (bari i zonës), për moskallzim krimi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur “Bathishtë”, në territorin e fshatit Kudhës, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në sipërfaqe të mëdha pyjore, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të zjarrvënies (blegtorë nga fshati Kudhës, të cilët kishin marrë me qira një sipërfaqje pyjore për kullotë.). Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 44 vjeç, banues në Kudhës, Himarë, dhe nipin e tij, shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Himarë. Këta shtetas, me qëllim rigjenerinim e kullotës, i kanë vënë zjarrin sipërfaqjes pyjore që ia kishin marrë me qira Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në bashkinë Himarë.

Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore. Gjithashtu, është proceduar penalisht për shpërdorim detyre shtetasi S. N., 52 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pyjeve në bashkinë Himarë. Njëkohësisht u procedua penalisht për “Moskallzim krimi”, shtetasi J.V, 57 vjeç, banues në fshatin Kudhës, (banor i zonës), për moskallzim krimi pasi duke qenë bari I zonës ka parë që këta shtetas po vinin zjarr në disa vatra dhe nuk ka njoftuar Policinë. Policia e Shtetit apelon për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME