Categories Lajme

I vuri flakën tokës/ Zjarri mori para pemë e shtëpi, nën hetim 46-vjeçari

Një 46-vjeçar po he tohet për d jegien e tokave bujqësore dhe një banese të pabanueshme në Kavajë. Sipas policisë, shtetasi me iniciale Dh.Ç., i cili dyshohet se vuan nga probleme të s hëndetit mendor, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe tokë, por më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Për pasojë, është djegur një banesë e pabanuar, në pronësi të shtetasit me iniciale I.M., disa rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit me iniciale B. M. dhe një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit R. V.

Njoftimi i policisë: Dogji me zjarr një sipërfaqe toke, zjarri përfshiu më pas edhe një sipërfaqe tjetër dhe një banesë të pabanueshme, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët për H etimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit Dh. Ç., 46 vjeç, (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor) pasi në fshatin Synej Kavajë, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe tokë, ku zjarri është përhapur dhe ka djegur një banesë të vjetër (e pabanuar), në pronësi të shtetasit I. M., disa rrënjë ullinjë në pronësi të shtetasit B. M., dhe një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit R. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën p enale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME