Categories Lajme

U kapën mat në aeroport, ja ku po kalojnë pushimet Roberti dhe Nora (Foto)

Plot 2 vite të divorcuar, megjithatë duket se dashuria mes Norës dhe Robertit nuk mund të shuhet. Ndër të paktat çifte që kanë arritur të ndahen në paqe dhe të kenë një komunikim shumë të mirë, jo vetëm sepse i detyrohen vajzës së tyre Renee, por sepse kanë respektuar kohët e vjetra me njëri-tjetrin.

Gjatë gjithë kësaj kohe që nuk kanë qenë më bashkë, dyshja e kanë suportuar njëri-tjetrin në projektet e reja që lançonin gjithë dashuri sikur të mos ishin ndarë kurrë.

E megjithatë duket se në zemër me të vërtetë nuk janë ndarë kurrë, pasi së fundmi po qarkullonin fjalë që dy artistët po përpiqeshin të rindërtonin martesën e tyre.

Madje miq të tyre, sipas “Panorama Plus” kanë treguar se Nora ka qenë arsyeja pse Roberti nuk dëshironte të deklarohej publikisht me asnjë vajzë, ndonëse është përfolur shpesh në media për lidhje dashurie me vajza të ndryshme.

U kapën mat në aeroport, zbulohet ku po kalojnë pushimet Roberti E duket se këto fjalë qenkan të vërteta pasi ‘Prive’ ka publikuar disa foto ku duket Nora dhe Roberti, së bashku me vajzën e tyre Renee në Aeroportin e Prishtinës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ata kanë qenë gjithashtu të shoqëruar nga nëna e këngëtares, Suzana.

Teksa asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme, Roberti ka publikuar foto nga pushimet ku shfaqet së bashku me vajzën e tyre, Renee dhe me këtë rast na tregoi dhe destinacionin ku ata ndodhen, në Bodrum të Turqisë./Iconstyle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME