Categories Lajme

I zgjati 8 vite dhe ndërroi tre gjimnaze, njihuni me anën e errët të efektivit që qëlloi nga inati Klodian Rashën

Efektivi Nevaldo Hajdaraj ka lindur më 16 Dhjetor të vitit 1989 në qytetin e Memaliajt. Në moshën 31-vjeçare si punonjës policie vrau gjatë shërbimit qytetarin Klodian Rasha. Atij i janë dashur 8 vite për të përmbyllur shkollën e mesme të cilën e ka nisur në moshën 14 vjeç dhe e ka përfunduar kur ishte 22 vjeç duke ndërruar gjatë kësaj kohe 3 gjimnaze.

Në vitin 2003-2004, Nevaldo Hajdaraj ka frekuentuar gjimnazin “Sali Nivica” në Memaliaj, të cilin nuk ka mundur ta përfundojë. Në periudhën 2005-2007, është zhvendosur në Tiranë dhe ka studiuar në gjimnazin “Ismail Qemali”. Por përsëri nuk ka arritur që ta përmbyllë ciklin tërësisht.

Tre vite më vonë, Nevaldo kthehet në Tepelenë. Në vitin 2010-2011, ai ndjek studimet me kohë të pjesshme në gjimnazin “Abaz Shehu”. 32-vjeçari e ka mbyllur vitin e fundit të Maturës Shtetërore me rezultate kaluese. Nga 14 lëndë, 12 prej tyre i ka mbyllur me notën 5, një me notën 6 dhe rezultatin më të lartë e ka pasur në fiskulturë, ku ka marrë notën 8. Nota mesatare e përgjithshme, 5.12.

Në 8 vite Nevaldo Hajdaraj arriti të përmbyllë ciklin 4-vjeçar të shkollës së mesme. Gjatë Maturës Shtetërore, 32-vjeçari frekuentonte gjimnazin me korrenspondencë për shkak se paralelisht jetonte dhe punonte në Tiranë. Në të njëjtin vit që ndiqte studimet në gjimnazin “Abaz Shehu” në Tepelenë, Nevaldo Hajdaraj ka punuar barist në një lokal në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet në periudhën 10 Mars 2010 – 12 Korrik 2015. Pas këtij momenti, ai u largua nga kjo punë me motivacionin “për pushime”.

Për 1 muaj, ai ka punuar si barist në dy lokale të ndryshme. Më 15 Qershor 2015, Nevaldo kishte filluar punë edhe në një lokal tjetër në zonën e Laprakës. Nga lokali në Tiranë të Re dha dorëheqjen më 12 Korrik 2015.

Por kjo punë e dytë zgjati vetëm gjatë sezonit veror, pasi aty qëndroi deri më 13 Shtator 2015, dhe 5 ditë më vonë, u rikthye sërish tek puna e parë, si barist tek Tirana e Re. Këtë punë e vazhdoi deri më 10 Shkurt 2016.

1 vit më vonë, Nevaldo Hajdaraj në moshën 28-vjeçare vendos të ndjekë studimet në Akademinë e Policisë së Shtetit në Tiranë. Më 23 Mars 2017, ai bëhet pjesë e Akademisë së Sigurisë pasi ishte shpallur fitues gjatë konkursit.

Në përfundim të trajnimit 11-javor për “Patrullë të Përgjithshme, Nevaldo Hajdaraj u vlerësua me 80 pikë nga 100 që është rezultati maksimal. Që prej Janarit 2018, ai u integrua në strukturat e Policisë së Shtetit.

Por më 12 Tetor 201 në vlerësimin e instruktorit për kursantin në përfundimin me sukses të shkollës bazë të policisë, Nevaldo Hajdaraj në modulin e armës së zjarrit është vlerësuar me 55 pikë nga 100 të mundshme.

Tre muaj më vonë në 15 Janar të vitit 2018, në trajnimin në terren të Nevaldo Hajdarajt, Komisioni Vlerësues i përbërë prej 5 policëve me gradat drejtues dhe kryekomisar, ka konstatuar probleme në menaxhimin e stresit, në të shkruar dhe ndjeshmërinë ndaj të tjerëve. Katër pikët e vlerësimit që kanë përshkrimin e mëposhtëm:

1 – Papranueshëm 2-Pranueshëm 3-Mirë 4-Shumë Mirë. Ka ruajtur gjakftohtësinë, i qetë, plot besim në kushte stresi, Nevaldo është vlerësuar pranueshëm.

Ka qenë i ndjeshëm ndaj nevojave, ndjenjave të të tjerëve, pa kompromentuar autoritetin e vetë, Nevaldo është vlerësuar pranueshëm. Shkruan qartë, saktë dhe me strukturë logjike, Nevaldo është vlerësuar pranueshëm.

Është këmbëngulës kur ndeshet me pengesa, është vlerësuar pranueshëm. Në 21 pikat e tjera është vlerësuar me mirë dhe shumë mirë.

Pas këtij vlerësimi, Nevaldo Hajdaraj ka punuar në patrullën e përgjithshmë të policisë në Tiranë në Komisariatin Numër 3, atë Rrugor, Numër 5 dhe vetëm 28 ditë në repartin “Shqiponja”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacion në Sarandë, lëvizte i armatosur në qytet, prangoset 30-vjeçari nga Vlora

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ambasadori i SHBA-së në NATO vizitë në Shqipëri, ambasada amerikane në Tiranë: Vlerësojmë dhe mbrojmë vlerat tona të përbashkëta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka mirëpritur Ambasadorint e SHBA-së në NATO, Matthew…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria miraton masën e indeksimit për pensionet, ja si do të llogaritet

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind. Vendimi aplikohet për llogaritjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandal \ “Qenef, hale pa dyer, gjarpërinj, na hoqën mendjen!”/ Korreshi denoncon gjendjen e shkollave në Lushnjë: Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë!

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen alarmante të shkollave në fshatrat e Lushnjës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME