Categories Lajme

I zhdukur prej 11 vitesh, ende asnjë gjurmë për Mateo Bejaj nga Vlora

Kanë kaluar pothuajse 11 vite nga zhdukja e Mateo Bejajt, të riut që humbi gjurmët me familjen e tij në fshatin Fitore të Vlorës. E motra e tij, Fabiola në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Fabiola tha se nuk beson se Mateo, asokohe 14 vjeç, të jetë larguar me dëshirën e tij por është rrëmbyer.

“Doli si çdo ditë nga shpia për të luajtur me shokët, në orën 4 nuk u kthye më në shtëpi. Ne prisnim orë pas ore ditë pas dite, sepse nuk e mendonim në asnjë moment që Mateo të kishte humbur. Deri në orën 7 pasdite mateo ka luajtur me shokët, nuk kanë vërejtur asnjë çdo gjë ishte normale.

Më pas mbetet mister kjo çështje që Mateon se ka parë askush dhe më pas në orën 9, është përshëndetur dhe është drejtuar drejt shtëpisë por nuk ka arritur. Është një dotrë njeriu me humbjen e vëllait, nuk është largim me dëshirë.“, tha Fabiola.

Ajo thotë se kërkimet nga autoritetet nuk kanë qenë të mjaftueshme pasi siç theksoi ajo, Mateo ka humbur gjurmët në një ditë vere, dhe është shumë e vështirë të besohet se nuk mund ta ketë parë askush. Ajo tregoi se para disa vitesh kishin marrë një telefonatë misterioze për ditëlindjen e tij,

“Jemi të zhgënjyer nga puna e policisë, se siç e thashë në 7 deri në 9 Mateon s’e ka parë askush, janë dy orë qëndrimi në një ditë vere kur të gjithë njerëzit janë jashtë dhe nuk del askush që mund ta ketë parë. Kështu që kërkimet nuk kanë qenë të thella, sipërfaqëore dhe prej asaj dite dhe çdo vit, deri më tani që pothuajse nuk kërkohet fare.”, u shpreh Fabiola. /abcnews.al

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME