Një qytetar denoncon në “Stop” mashtrimin nga ana e shtetasit italian Vito Leonardo Ludovico.
Ky i fundit kërkonte shuma të konsiderueshme parash në formë kapari, për sjelljen e makinerive dhe montimim për fabrikë prodhimi mozzarella.
Vito Leonardo Ludovico rezulton në fakt i dënuar disa herë në Itali për mashtrim. Po kështu ai është dënuar nga Gjykata e Beratit me 12 vjet heqje lirie për mashtrimin e një banke dhe disa qytetarëve.
“Stop” infiltroi persona që ishin të interesuar për biznesin e Vitos dhe njoftoi Policinë e Shtetit.
Vito Leonardo Ludovico u vu në pranga dhe u deportua drejt shtetit italian, ku rezulton i dënuar me 6 vjet heqje lirie për mashtrim dhe i shpallur në kërkim.
Fillimisht “Stop” mori denoncimin e një qytetari.
Gazetari: Ku e ke njohur këtë Viton?
Qytetari: E kam njohur në lokal, ishte me një shokun tim, një fshatar nga anët e mia.
Qytetari: E ftova për darkë e tregova, që merresha me kultivimin e kërminjve. Ai më tha, se kam njohur shumë persona.
Gazetari: Si e njohe Viton? Kur u bë i keq me ty? Kur e kuptove që…?
Qytetari: Kur më mori lekët e shkoi në burg pas 1 muaji. Atëherë mora vesh kush ishte, që i kishte marrë personave të tjerë lekët. Më kuptove?
Gazetari: Sa lekë të ka marrë?
Qytetari: Mua 10 mijë!(euro)
Gazetari: Për çfarë t’i kishte kërkuar këto para?
Qytetari: Për mozzarella, bëmë licencën.
Gazetari: Hapët një shoqëri?
Qytetari: Po, se unë besoja shumë, çfarë bëjmë.., bëjmë? Donte shumë para e bëjmë përgjysmë. Unë i thashë të jap 10 (mijë Euro), marr nga miqtë 2-3 mijë, kisha 3-4 mijë vetë.
Gazetari: Mënjanë!
Qytetari: I bëra 10 (mijë Euro) dhe ia dhashë, bëmë dokumentet të gjitha.
Gazetari: Ai të tha që duhet të blejmë makineritë për mozzarella-n?
Qytetari: Morëm një kapanon me qira.
Gazetari: Ku?
Qytetari: Me qira 1 mijë euro, 1 milionë lekë. Më kërkoi ai djali i kapanonit më jep lekët, se un nuk e njoh atë italianin. Më erdhi mua: ty të njoh, ti do më japësh lekët! Më tha kështu.
Gazetari: Italiani?
Qytetari: Jo ky shqiptari (i kapanonit), Vito iku e i tha: këtë (kapanonin) e dua me qira! Pas një muaji më tha: më sill paratë! Çfarë parash,- i thashë unë. Ne nuk kemi filluar. Nuk më plas fare! Më jep lekët, o trap! O trap,- i thashë,- t’i jap unë lekët!
Gazetari: Po ju s’kishit filluar akoma?
Qytetari: E çfarë të bëj? Të zihem për 1 milionë?! Çfarë të bëja?!
Gazetari: I dhe lekët atij?
Qytetari: E çfarë të bëja? Të vritesha për 1 milionë lekë?!
Gazetari : Ti zbulove, që Vito iku në…
Qytetari: Shkova në Berat me avokatin e tij e i thashë: kshu, kshu, që i dhashë këto para, për të bërë mozzarella. Ai kishte punuar në Berat, kishte marrë lekë nga persona të tjerë, nga unë, nga ty…
Gazetari: Avokati të tha, që është i famshëm për këto gjëra?
Qytetari: Unë e pyeta kështu, si ka bërë ai…Eh, po ka marrë 30 mijë, -ma tha ai (avokati) kështu.
Gazetari: Avokati?
Qytetari: Se ndonjë dokument, që i ke dhënë lekë.., mirë, në qoftë se nuk ke më tha, ik pirdhu! E ika tutje.
Nga një kërkim i thjeshtë në Google, gazetari i “Stop” zbuloi se Vito Ludovico ishte dënuar me dhjetëra herë për veprat penale kryesisht të mashtrimit.
“Të dhënat nga sistemi i drejtësisë italiane: Në vitin 1984 Vito Ludovico dënohet për lëshimin e çeqeve bosh. Në vitin 1993 dënohet nga Gjykata e Torinos për përvetësim të paligjshëm. Në 1994 dënohet përsëri nga Gjykata e Torinos për falimentim mashtrues në bashkëpunim. Në 1997 dënohet për zhvatje e mbetur në tentativë. Në 1998 dënohet për mashtrim me çeqe. Në 1999 dënohet përsëri për mashtrim. Në vitin 200 dënohet për mbajtjen e sendeve të vjedhura. Në 2007 dënohet përsëri për mashtrim.”
Edhe duke parë sistemin gjyqësor në Shqipëri rezulton që në Gjykatën e Beratit, Vito Ludovico është dënuar nga gjykata me 12 vite heqje lirie për këto vepra penale.
Ndërkohë në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezultojnë më dhjetëra biznese në emër të Vito Ludovico-s. Duket që terreni shqiptar kishte qenë optimal për Viton, për të korrur sukses në fushën e mashtrimit.
Stop arriti të gjente kontaktin e Vito Ludovicos dhe pavarësisht se nuk qe e lehtë i infiltruari i emisionit investigativ u takua me të.
Vito: Urdhëro!
Gazetari: Më dëgjon?
Vito: Unë jam Vito!
Gazetari: Më dëgjon? Ça bën? Si je?
Gazetari: Kemi folur njëherë bashkë! Kemi folur para nja një muaji. Jam një djalë nga Saranda, që dua…
Vito: Për çfarë?
Gazetari: Për një kështu..,dua të bëj një fabrikë mozzarelle! Po pimë një kafe, o burrë! Flasim nga afër, se nuk të gjen gjë, o burrë!
Vito: Se nuk më intereson, se nuk ka punë. Unë nuk humbas punë. Më kupton? Nuk humbas kohë.
Pas bisedës në telefon erdhi takimi…
Ortaku i Vitos: Ça bëre? Si dukesh? Si je?
Gazetari: Si ia kalon?
Ortaku i Vitos: Vito!
Vito: Ç’kemi? Vito!
Ortaku i Vitos: Një kushëriri im! Hajt ulemi këtej!
Gazetari: Si jeni?
Ortaku i Vitos: Si dukesh?
Gazetari: Mirë!
Ortaku i Vitos: Vitua është…
Gazetari: Më ndihmo pak me përkthimin vlla se…, s’e kuptoj fare fare, gjëra të vogla.
Ortaku i Vitos: Bravo! Po të ka vajtur mendja mirë! Po të jap një konsilio (këshillë) i thonë këta italianët! Të ka vajtur mëndja mirë, se aty në Sarandë un njoh dynjanë.
Vito: Kjo është kazani.
Gazetari: Po!
Vito: Ky kazani vete 10 mijë euro, është me fund të dyfishtë, është i hapur brenda. Kjo cisterna e qumështit e vogël për ty 10 mijë, kjo 150, kjo…
Gazetari: Bëhet fjalë për 500-600 litra.
Vito: Ditë për ditë, kjo cisterna jote fringo nuk shkon mirë. Më kupton? Por e gjeta të ri, i ri. Më kupton? I ri, inoks i ri, vetëm për ty i ri.
Ortaku i Vitos: Se këto dy ditë nisemi për Serbi. Po montojmë andej një fabrikë për mozzarela në Serbi me ca serbë.
Vito: Vete kaldaja, vete kaldaja e përdorur me garanci.
Ortaku i Vitos: Kaldaja e përdorur, por ka garanci brenda.
Gazetari: Ti më bëre një preventiv 45 mijë euro, pa montimin.
Vito: Pa montimin!
Gazetari: Me montimin, sa vete?
Vito: Montimi, budallallëqe, sepse kaldaja 2 orë punë ka.
Ortaku i Vitos: 2 orë punë ka kaldaja.
Vito: Linja, vakumi.
Gazetari: Janë lekë dhe ato! 2 orë punë ai, që do vijë ta montojë, janë lekë, ai do…
Vito: 1 ditë puna këtu në Shqipëria, 250 euro.
Ortaku i Vitos: 250 euro 1 ditë pune.
Gazetari: 1 ditë punë ka ai dhe e mbyll?
Vito: Për të bërë tubat e të gjitha, 2 ditë.
Ortaku i Vitos: 2 ditë ka.
Gazetari: 2 ditë, domethënë 500 euro i do ai.
Ortaku i Vitos: Duhen për montim!
Gazetari: Ai e monton të gjithë, me gjithë qumështin, me gjithë këto, e vë në punë, me pak fjalë, ai e vë në punë.
Ortaku i Vitos: Do takoni Donin, do bëjë qumështin, të gjitha me radhë, është veteriner.
Vito: Jam…, shpjegoji, karrocat me rrota!
Ortaku i Vitos: Karrocat janë me rrota.
Vito: Vetëm Skrematriçja, (Pajisja që bën kremin e mozzarella-s) duhet ta montoj unë!
Ortaku i Vitos: Vetëm skrematriçen do të montoj unë!
Vito: Zangola!
Ortaku i Vitos: Zangola, që bën gjalpin!
Ortaku i Vitos: Dhe kaldajën!
Vito: Të tjerat, janë tuba me karroca.
Gazetari: Sa paradhënie do?
Ortaku i Vitos: Sa paradhënie duhet, për të lenë kapar?
Vito: 30 përqind!
Ortaku i Vitos: Të vlerës!
Gazetari: Dhe sa lekë i bie? 15 mijë euro a sa? 10 mijë euro?
Vito: 45 mijë!
Gazetari: Është e gjitha ajo!
Vito: 30 përqind, 20 mijë euro.
Gazetari: I do?
Vito: Me shkrim unë dhe ti. Unë i nënshkruari Vito Ludovico, marr 20 mijë euro për kazan, kjo.., kjo.., kjo.., më kupton?
Vito: Frigorifer, unë nuk ta kam vënë në preventiv dhomën frigoriferike.
Ortaku i Vitos: Do dhe një dhomë frigoriferike!
Vito: Frigoriferin e gjej këtu në Shqipëri.
Gazetari: Sa lekë vete një dhomë frigoriferike?
Vito: Një dhomë frigoriferike 4 me 4, bën 6 mijë euro.
Ortaku i Vitos: Të ka vajtur mëndja mirë dhe këtë njeri do ta kesh, se nuk e lëshoj unë kam kaq vjet me këtë! Tani këtë njeri do ta kesh në kuptimin, e si i thonë, asistencës!
Vito: Shpjegoji një gjë! I gjej unë një djalë.
Ortaku i Vitos: Të gjej unë një njeri,- thotë.
Vito: Sepse unë jam në Serbi, nuk të mësoj dot.
Ortaku i Vitos: Nuk të mësoj dot,- thotë!
Vito: Të gjej unë!
Ortaku i Vitos: Të gjej unë! Dëgjoje deri në fund!
Vito: Të gjej unë një shokun tim nga Italia!
Ortaku i Vitos: Një kushëriri i këtij, që vjen nga Italia.
Vito: Që vjen një muaj, dy muaj, ti ke mësuar.
Ortaku i Vitos: Vjen një muaj dy muaj, të të mësojë.
Dhe pasi emisioni “Stop” e gjeti ku ndodhej Vito, kishte kontaktet me të dhe u ul në tavolinë njoftoi Policinë e Shtetit.
Pas kësaj u la një takim tjetër me italianin, e ndryshe nga sa priste, Vito nuk u takua me personin që do t’i jepte kaparin, por me efektivët e Policisë së Shtetit. Tashmë ai ndodhet në Itali, ku do të përballet me drejtësinë.
Në fund drejtuesi e “Stop” falenderuan Policinë Shqiptare për profesionalizmin dhe kishin një apel edhe për qytetarët.
“Dua të bëj një apel shumë të madh për gjithë qytetarët, që kanë informacion për italianë a francezë që i kanë mashtruar: Na jepni vetëm emrin. Apo për shqiptarë të tjerë që ju mashtrojnë përditë, që ju kanë marrë paratë dhe nuk jua kthejnë