Categories Sport

I zhvleftësohet rekordi botëror ​Çiklistit 90-vjeçar

Çiklisti amerikan 90-vjeçar, Carl Grove, e ka pranuar një paralajmërim publik për shkeljen e rregullave për përdorimin e dopingut, pasi e kishte thyer rekordin botëror në Kampionatin Kombëtar ‘Masters Track’ vitin e kaluar. Grove është zhveshur nga titulli i kampionit që e kishte fituar në korrik të vitit të kaluar, pasi që testet kundër dopingut, saktësisht metabolite epitrenbolone, i dolën pozitive. Agjencia e SHBA-së kundër Dopingut (USADA) ka thënë se veterani në çiklizëm ka më së shumti gjasa të mos i ketë kaluar testet e dopingut për shkak se kishte ngrënë mish të kontaminuar para se të zhvillohej gara.

“USADA deklaroi se Carl Grove, nga Bristol, një atlet në sportin e çiklizmit, e ka marrë një paralajmërim publik për shkeljen e rregullave kundër dopingut. Testi ishte bërë më 11 korrik, pasi atleti e kishte thyer rekordin botëror”, shkruan në deklaratën e lëshuar nga USADA. “Grove ka ofruar dëshmi për USADA-n se rezultatet e testit dolën pozitive për shkak se ai kishte ngrënë mish të kontaminuar para garës. Rezultat e testit kundër dopingut para se ai u ushqye kishin dalë negative”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME