Categories Lajme, Politike

“Ia çoni këtë Trumpit”, gazetarja i jep djathë Pompeos. Nervozohet kryeministri italian: Nxirreni jashtë

Fermerët italianë sfiduan të martën sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo lidhur me kërcënimet që vijnë nga Uashingtoni për t’i vendosur tarifa disa prej produkteve ushqimore italiane si kundërpërgjigje ndaj subvencioneve qeveritare për kompaninë ajrore evropiane Airbus. Pompeo ndodhej për një vizitë katër-ditore në Itali dhe zhvilloi bisedime me Presidentin italian Sergio Mattarella dhe Kryeministrin Giuseppe Conte.

Fermerët organizuan një protestë të vogël jashtë rezidencës së Mattarella gjatë kohës që zoti Pompeo mbërriti për takimin e tij. “Mos e vrisni ushqimin italian“, thuhej në një pankartë. “Zoti Pompeo ne jemi miq”, shkruhej në një tjetër. Më vonë gjatë takimit me zotin Conte, një gazetare që drejton një emision televiziv satirik iu afrua zotit Pompeo dhe i zgjati një copë djathë (parmixhan).

“Kjo është diçka e bërë me zemër, shpresojmë që ju mund të na ndihmoni duke ia çuar zotit Trump”, tha ajo. Zoti Pompeo e priti buzagaz këtë gjest duke e marrë djathin ndërsa zoti Conte urdhëroi rojet e sigurisë të largojnë gazetaren. “Ajo nuk është më e mirëpritur. Shoqërojeni jashtë ju lutem. Trego respekt kur je i ftuar në shtëpinë e dikujt tjetër” iu drejtua zoti Conte gazetares. Më herët gjatë këtij viti, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) doli në përfundimin se Airbus kishte marrë subvencione të paligjshme qeveritare, duke i hapur dritën jeshile Uashingtonit të vendosë tarifa ndëshkuese.

Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një listë produktesh importi të BE-së në vlerë 25 miliardë dollarë, nga e cila do të zgjedhë ato që do të preken nga tarifat, duke filluar nga avionët apo pjesë të tyre, tek vera, djathi e produkte luksi. Disa produkte italiane, përfshirë djathin parmixhan dhe vajin e ullirit, pritet të jenë subjekte të tarifave.

Fermerët italianë thonë se ky do të ishte një veprim i padrejtë pasi Italia nuk është pjesë e konsorciumit Airbus. Ata thonë se taksa e propozuar mund të shkatërronte një treg jetësor të eksportit. Sipas shoqatës së fermerëve italianë “Coldiretti” niveli i produkteve ushqimore që shiten në Shtetet e Bashkuara kap vlerën e rreth 4.5 miliardë eurove në vit. / Zëri i Amerikës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME