Categories Lajme

Ia dolëm, gazetarja Afrovita Hysaj: “Gjergji është mirë, ka një strehë mbi kokë dhe persona për t’u kujdesur”

Ia dolëm, Shkruan gazetarja Afrovita Hysaj,  Gjergji është mirë, ka një strehë mbi kokë dhe persona për tu kujdesur për të. Bashkë ia dolëm. Nuk di se si të falenderoj të gjithë ata që ndihmuan, u shqetësuan dhe kontribuan për Gjergjin. Të moshuarin që fati e kishte goditur rëndë dhe ai nuk dinte të rebelohej për hallet që kishte.

Gjergjin e gjeta, në një ndërtesë pa dyer e dritare, flinte mes mbeturinave, i paveshur e i paushqyer.

Sot Gjergji është mirë… i qeshi buza dhe dashtë zoti ti qesh zemra për gjithë vitet e jetës që i kanë mbetur.

Dhe ky ndryshim i fatit të Gjergjit është fal të gjithëve ju, që pak apo shumë u kujdeset për të.

Dua fillimisht ti them Faleminderit Irena Cakrani Stasa, për gjithë angazhimin në sistemimin e Gjergjit.

Faleminderit Azilit “Nënë Tereza”.

Faleminderit Skerdit të Kryqit të Kuq.

Faleminderit koleges Elisabeta Cano Haruni që më njohe me rastin dhe u interesove për ecurinë e historisë së tij.

Faleminderit Bashkia Vlorë për ndjekjen e procedurave ligjore për kujdesin shëndetësor dhe strehimin e tij.

Faleminderit Edi Jorgji për ndërhyrjen në banesë. Faleminderit Shkolla Tregtare Vlore , e cdo qytetari që i coi ndihma në ushqime e veshmbathje.

Faleminderit kolegut Edi Ruçi dhe Jerola Ziaj.

Faleminderit të gjithëve… Gjergji jetonte vetëm, i sëmurë, i pamundur për të lëvizur, i kalbur pa bukë e pa ujë nën një gërmadhë. I palar e i paveshur.

Sot Gjergji, ndodhet nën kujdesin e motrave të azilit “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndërsa vazhdon puna që Gjergji të përfitojë pagesën e Kempit. Faleminderit cdo qytetari në veçanti Valmira Cenaj, që u bëre shkak për të na treguar ku jetonte Gjergji. Faleminderit Vlora News.al per kronikat për Gjergjin. Kjo që bëmë është pak, por një hap për përmirësimin e jetës së tij. /Vlora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME