Categories Sport

Ibrahimoviç denoncon publikisht “FIFPro”: Kush ja u dha të drejtën?

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka denoncuar publikisht kompaninë “FIFPro” duke postuar dy mesazhe në llogarinë e tij në Twitter në të cilën ai akuzon gjigantin e lojërave video “EA Sports” se janë duke përfituar prej imazhit të tij në mënyrë të paligjshme. “Dikush po bën fitime me emrin tim dhe fytyrën time pa ndonjë marrëveshje për të gjitha këto vite. Është koha për tu hetuar,” -shkruan Ibranhimoviç

Pastaj, ai poston mesazh të dytë duke pyetur se sa autoritarë po përdorin imazhin e tij. “Kush i dha leje “FIFA EA Sports” për të përdorur emrin dhe fytyrën time? Unë nuk jam i vetëdijshëm për të qenë një anëtar i “FIFpro” dhe nëse jam, unë u vendosa atje pa ndonjë marrëveshje të vërtetë përmes një manovre të çuditshme. Dhe unë sigurisht që kurrë nuk i kamë dhënë leje “FIFAcom” ose “Fifpro” për të bërë para në kurriz tim ”.

Në një deklaratë, “EA SPORTS” replikoi lidhur me pëplasjen e Ibrahiomoviçit ndaj “FIFPro” ku theksoi  se “EA SPORTS FIFA” është loja kryesore në botë në video e futbollit dhe për të krijuar këtë përvojë autentike, ne kemi punuar me liga të shumta, skuadra dhe talente individuale për të siguruar vit pas viti të drejtat e lojtarëve në mënyrë që ata të përfshihen në lojën tonë video. Një nga këto marrëdhënie që kemi pasur për mjaft kohë është me përfaqësuesin global të lojtarëve profesionistë, FIFPro, i cili bashkëpunon me një numër të madh futbollistësh aktivë ose në pension për të negociuar një marrëveshje që të përfitojnë të ardhura nga shitja e imazhit të tyre”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME