Categories Lajme

“Ideja gjeniale” e trafikantit shqiptar: Fsheh kokainën në zilen e biçikletës, detaje

Shpërndarësit e drogës vënë në punë inteligjencën për të gjetur taktika dhe strategji nga më të ndryshmet që as të mos diktohen nga policia dhe as të mos kapen.

Ide nga më të çmendurat për fshehjen e lëndës narkotike, nga të brendshmet dhe deri tek ajo më e fundit, brenda zileve të biçikletave.

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Parma për posedim për qëllime shitje kokaine.

Aksioni u krye në zonën e ‘Via Dei Mille’, kur karabinierët hasën të riun që po qarkullonte me biçikletë dhe papritur kur dalloi efektivët tentoi të kthehej pas, që t’i shpëtonte kontrollit.

Në momentin që u ndalua për kontroll, ai nisi të shfaqte nervozizëm dhe të dridhej. Kjo rriti dyshimet te karabinierët se diçka të paligjshme mbante me vete.

Në një xhep xhakete kishte 3 mbështjellës celofani me drogën. Policia ka vënë re gjithashtu se zilja e biçikletës nuk ka bërë asnjë zë kur është aktivizuar, informon media italiane.

Kishte diçka anormale në mekanizëm. Dhe në fund brenda saj kishte 6 mbështjellje të tjera kokaine. Gjithashtu edhe një shumë e konsuderueshme në euro, që u sekuestruan si prova. Në një proces të shpejtë dhe me gjykim të shkurtuar, 20-vjeçari u dënua me 1 vit burgim, që iu konvertua me kusht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME