Categories Lajme

Identifikohet një prej autorëve së Bledar Muçës në Belgjikë, njihej si “anglezi”

Është bërë e mundur krijimi i një identikiti të përafërt nga policia dhe prokuroria belge për njërin nga atentatorët e Bledar Muçës në Belgjikë. Ende nuk ka iformacione apo detaje më të rëndësishme për këtë ngjarje. Bledar Muça duhet të vdiste, prandaj për këtë janë paguar vrasës profesionist që të mos kishte asnjë gabim në ekzekutimin e tij, siç ka ndodhur në 2 atentatet e kaluara në Elbasan. Prokurori i Antwerp, Kristof Aerts shprehet se deri në këtë fazë të hetimit, të gjitha provat çojnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar.

Ai është mbajtur në vëzhgim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur ai po kthehej në mbrëmje rreth orës 23:00 të së shtunës për ta qëlluar, përpara banesës së tij, të pa shqetësuar dhjetra metra më tutje ishte Komisariati i Policisë. Nga sa mësohet, referuar mediave vendase, autorët e kanë qëlluar nga një distancë e afërt duke e lënë të vdekur në vend.

Kush është Bledar Muça? Bledar Muça, 43 vjeç, me origjinë nga Peshkopia ka jetuar prej vitesh në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepit dhe sulmin me armë ndaj disa policëve në Elbasan. Ndaj Bledar Muçës dhe mikut të tij Florenc Çapjes janë bërë dy atentate në 2016 brenda pak muajve, por që kanë shpëtuar me plagë të lehta. Ai njihet si krahu u djathtë, i Florenc Çapjas, i është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndodhet i strehuar në Dubai, vend i kthyer në një strehë për kirminelët shqiptare, pasi ku qeveria shqiptare nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Florenc Çapja i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME