Categories Lajme

Identifikohet shoferi i ‘Benzit’ që i iku Forcave Speciale te ‘Varri i Bamit’

Është identifikuar shoferi i ‘Benzit’ që i iku policisë ditën e sotme në zonën e ‘Varrit të Bamit’ në kryeqytet, në kohën kur Forcat Speciale i kërkuan që të dilte nga makina. Ai është identifikuar si Altin Gega, një person i afërt dhe i njohur për shoqërinë e tij me anëtarët e një klani kriminal në vendin tonë. I arrestuar është dhe një person tjetër, ndërsa vijon kërkimi për dy personat e tjerë të cilët kanë qenë në makinën tip ‘Benz’ ngjyrë të zezë. Ata u larguan duke marrë me vete dhe sasinë e kokainës që shkëmbyen dhe një sasi eurosh.

Aksioni i Forcave Speciale: Një aksion antidrogë është zhvilluar mesditën e kësaj të marte në kryeqytet, në zonën e njohur ndryshe dhe si ‘Varri i Bamit’. Mësohet se tre persona janë ndaluar nga ana e policisë, ndërkohë që një tjetër ka mundur që të arratiset.

Makina në ngjyrë të zezë ndalohet anës rrugës, dhe pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të efektivëve, nuk pranon që të kontrollohet, dhe më pas shkel gazin duke u larguar prej aty. Në pamje shihet si është rrezikuar jeta e punonjësve të policisë, të cilët bën thirrje të vazhdueshme që i riu të hapte mjetin, madje duke përdorur dhe një gjuhë disi vulgare. Teksa dështuan që të ndalonin kriminelin, punonjësit e policisë kanë nxituar që tiu merrnin gazetarëve që u gjendën rastësisht aty telefonat.

Efektivët, disa prej të cilëve civilë kanë shtrirë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj dhe e kanë mbajtur për disa minuta të ndaluar, duke i marrë edhe telefonin. Pamjet e operacionit të filmuara nga gazetari Ergys Gjençaj u bënë shkak për incidentin me policinë, teksa gazetari  u shtri në tokë dhe u trajtua si bashkëpunëtor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME