Categories Lajme

Identifikohet shqiptari i vrarë në Greqi, thirri fëmijët për ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një parking në Pireut, Greqi, ku një 39-vjeçar shqiptar është vrarë. Mësohet se viktimë ka mbetur, Brigen Limka nga Korça.

Mediat greke raportojnë se autori është një 68-vjeçar, që e ka qëlluar me pushkë me dy plumba në kokë.

Ndërkohë për mediat greke kanë dhënë dëshmi dhe dëshmitarët duke thënë se autori krijonte vazhdimisht probleme ndërsa viktima nuk kishte krijuar kurrë probleme. Sipas tyre 39-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve.

“Autori krijonte vazhdimisht probleme në parking. Shumë herë binte në makina dhe nuk ngrihej dhe sot mori pushkën dhe ndodhi. Kishte një problem me parkimin sepse banonte pikerisht siper. Ai jetonte vetem.

“Viktima nuk ka qenë kurrë problem. E dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna. Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori ishte mbyllur në shtëpinë e tij”-theksuan ato.

FOTO/ Identifikohet shqiptari i vrarë në Greqi, thirri fëmijët për ndihmë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME