Categories Showbiz

“Ik ore ti, shqiptar spurdhjak!”, Kompozitori ‘shpërthen’ pasi iu refuzua pjesëmarrja në Festival: Vera Grabocka, kjo snobe ekstreme

Kompozitori i shquar Aleksandër Vezuli, një nga zërat kritikë më të fuqishëm ndaj Festivalit të 58 të Këngës së Lehtë, nuk i ka reshtur ironitë e tij. Në një shënim të fundit në Facebook, Vezuli shkruan:

“I propozoj Federatës Shqiptare të Futbollit të marrë shembull nga Festivali i 58-të në RTSH e të thërrasë të luajnë futboll me Kombëtaren tonë, Ronaldon, Messin, Neymar. Dëgjova disa zëra që thonë: “Por jo more z. Aleksandër ata nuk pranohen të luajnë se s’kanë nënshtetësinë shqiptare”! Çfarë flisni ore! Keni luajtur nga mendja ju?!”

Më herët, kompozitori i është drejtuar personalisht regjisores Vera Grabocka, e cila vuri veton në të gjithë organizimin e Festivalit të 58-të, duke përjashtuar prej tij emrat më të njohur të muzikës, të penës.

Një nga të përjashtuarit ishte vetë kompozitori, të cilit i refuzuan këngën “Një urim, një bekim për Shqipërinë”:

“Para se të shkruaj dy fjalë për këngën po i drejtohem Vera Grabockës dhe sojit të saj mafioz me këto fjalë:

“T’a marr vesh gjithë bota mbarë / Se Youtub-in s’kan’ për t’na e marë”! Pra, kënga që dorëzova në fund të shtatorit për Festivalin e 58-të që do të zhvillohet nesër, këngë e cila nuk u përfill nga juria nën udhëheqjen e Vera Grabockës, titullohet “Një Urim, Një Bekim Për Shqipërinë”

“Desha të shpreh dhe unë, përmes kësaj kënge, mesazhin tim ndaj pozitivitetit dhe shpresës në jetën tonë, pasi energjia negative ka pllakosur, po sundon, ku urrejtja, xhelozia, cmira, mllefi, intriga e gjithçka negative për njëri tjetrin, po arrin kulmin, negativitet i cili mund të shkatërrohet vetëm me dashuri e vëllazëri siç thotë dhe vetë kënga.

Këtë urim pozitiv, këtë bekim, dua t’ua jap tani, miq të dashur, në pragun e festave të fundvitit me një shpresë për një ndryshim në një të ardhme të afërme. Këtë këngë me tekst, muzikë dhe orkestracion nga Aleksandër Vezuli do ta këndojë për ju këngëtari mirënjohur me zërin e tij brilant, Viktor Tahiraj,” shkroi kompozitori duke publikuan videon.

Dhe, pasi ka marrë përshëndetjet më të mira dhe urimet më të bukura për këngën e tij me një poezi të qartë në shqip, Vezuli nënvizon:

“Kushedi ç’mendonte Vera Grabocka, kjo snobe ekstreme, kur dorëzova këngën time për festival “Një Urim, Një Bekim Për Shqipërinë”. “Ik ore ti, shqiptar spurdhjak! Do urosh ti për Shqipërinë! Na kërkon dhe bekim, pa le! E di ti që kemi të huajt ne që na kanë bekuar gjithë jetën!”

Le të mendojë ç’të dojë ajo, unë “Këtë këngë pa rreshtur do të këndoj, o vendi im” siç thotë dhe një varg i kësaj kënge” – përfundon Aleksandër.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME