Categories Politike

Boris Johson e pranon hapur: Kam gabuar. Ja shteti me të cilin nuk mund të rikrijoj marrëdhënie

Kryeministri britanik, Boris Johson ka thënë se “ka gabuar” për Rusinë dhe se nuk beson më që është e mundshme të rikrijohen marrëdhëniet me Moskën, teksa shtetet kanë shumë dallime në qëndrime. “Për çfarë njëmend kam ndërruar mendje ka qenë nëse mund të rikrijohen marrëdhëniet me Rusinë. Unë vërtet kam menduar si edhe shumë sekretarë të Jashtëm dhe kryeministra në të kaluarën se mund të nisim nga fillimi me Rusinë. Ai është shtet fantastik me të cilin kemi luftuar fashizmin. Është shumë zhgënjyese që isha gabim”, ka thënë Johnson për revistën British Spectator.

Këto komente vijnë pasi Johnson ka thënë më 21 dhjetor, gjatë një vizite në Estoni, se shpreson që do të përmirësohen marrëdhëniet me Rusinë, ndonëse të dyja shtetet kanë “probleme të tmerrshme” që i ndajnë. Johnson i ka bërë këto deklarata në një intervistë në Estoni teksa ka vizituar 850 ushtarë britanikë që shërbejnë në shtetin baltik për të luftuar atë që perëndimi e sheh si agresion të Rusisë, pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina dhe mbështetjes së separatistëve në lindje të këtij shteti. Ky konflikt ka lënë të vrarë më shumë se 13,000 persona nga viti 2014. /Radio Evropa e Lirë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME