Categories Lajme

Ikin reshjet e shiut, dëborë në Korçë, Kukës, Bulqizë dhe në Qafën e Llogorasë

Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në disa zona të Shqipërisë ia kanë lënë vendin temperaturave të ulëta dhe borës.

Në zonat malore kanë nisur reshjet e para të dëborës për këtë vit si në Bulqizë, Kukës, Korçë e Qafën e Llogorasë. Në qarkun e Korçës reshjet e dëborës nisën që mbrëmjen e djeshme me intensitet të dobët, për t’u shtuar më pas gjatë natës.

Për herë të parë këtë dimër qytete si Korça, Erseka dhe Pogradeci ja zbardhur nga dëbora.

Deri në këto momente nuk raportohen problematika në qarkullimin e automjeteve në akset nacionale dhe as në zonat problematike si Qafë Thana, Qarri, Gorica apo rruga e Dardhës dhe Voskopojës ku reshjet kanë qenë më të dendura për shkak të lartësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME