Categories Lajme

Ikin reshjet e shiut dhe vjen acari, ç’pritet të ndodhë të martën. Ja si parashikohet moti në vijim

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim.

Porja tha se prej të martës pritet që të pakësohen reshjet e shiut dhe të dëborës, por shtoi se pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, e cila nis që sot dhe vijon edhe më vonë.

Porja tha gjithashtu se temperaturat minimale në territorin e Shqipërisë pritet të shkojnë deri në -7 gradë celcius.

“Reshje të herëpashershme gjatë ditës së sotme, kryesisht në veri dhe zonat qëndrore, shumë më të pakta në zonat jugore. Vonë në mbrëmje presim përmirësim të situatës në të gjithë territorin shqiptar. Mbeten të pakta reshjet prezentë, kryesisht në zonat kufijtare lindore, ndërsa pjesa tjetër do të mjaftohet me vranësira. Termometri sot shënon rreth 0 deri në -1 gradë celcius në orët e para të ditës, 15-16 gradë në orët e mesditës.

Mbeten të pakta gjatë ditës së martë, kryesisht reshje dëbore në zonat veriore të vendit. E njëjta situatë edhe për të mërkurën, ku presim momente të shkurtra me flokë dëbore. E enjtja, e premtja, e shtuna dhe për disa ditë me radhë, mundësia për reshje do të jetë thuajse zero. Ajo që presim është ulja e temperaturave.

Ulen temperaturat sot në mesditë me rreth 2-3 gradë krahasuar me ditët e fundjavës, ndërsa nga e marta dhe në vijim presim vetëm rënie të vlerave termike. Si në orët e mëngjesit me të paktën 2 gradë deri në mesjavë, ndërsa në mesditë një rënie më të lehtë dhe më graduale. Nesër presim -3 dhe 14 gradë, ndërsa në ditët në vijim presim temperatura deri në -7 gradë celcius”, tha meteorologia Porja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME