Categories Lajme

Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë, Kurti: Nderojmë sakrificën e atyre që luftuan për lirinë

Kosova shënon 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një ngjarje historike për popullin e Kosovës, që ka sjellë aktivitete të shumta festive dhe solemne në të gjithë vendin. Në mbledhjen solemne të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Albin Kurti, theksoi se suksesi i Kosovës është rezultat i sakrificave të mëdha të atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Sot nderojmë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, heronjtë, dëshmorët, martirët, invalidët dhe veprimtarët që qëndruan të pa lëkundur. Republika jonë mbetet e fortë , ekonomia po rritet vit pas viti, me pasaportën e Republikës lëvizim lirshëm dhe jemi nder vendet më të sigurta. Rezultatet tona janë dëshmia e progresit tonë të përbashkëta,” u shpreh Kurti.

Ai shtoi se demokracia kërkon institucione të forta dhe theksoi se Republika e Kosovës është gjithnjë e më e fuqishme, me një ekonomi në rritje dhe një nivel sigurie të lartë për qytetarët e saj.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Kurti, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, morën pjesë në ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës si dhe bënë homazhe në Monumentin e të Pagjeturve dhe në Monumentin e Fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, duke nderuar kujtimin e viktimave të luftës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME