Categories Lajme

“Ikja e Renisit la pas dëshpërim”/ Një minutë heshtje në parlament për ndarjen nga jeta të tifozit të Partizanit

Ne seancën e sotme plenare, deputeti i opozitës së re, Halit Valteri zbuloi se i ka dhënë ndihmën e parë Renis Muçës, 14-vjeçarit, i cili ndërroi jetë 3 ditë më parë në një spital të Turqisë, ku edhe ndodhej për kurim.

Deputeti Valteri propozoi një minutë heshtje në nderim të kujtimit të vogëlushit, teksa tha se ikja e Renisit la pas vetëm dëshpërim.

“Pak ditë më parë një lajm i trishtë erdhi nga Turqia për Renisin 14-vjeçar që nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti. I dhashë ndihmën e parë. Mbajmë një minutë heshtje. Jam interesuar gjithmonë për gjendjen e tij shëndetësore. E nxorrën nga spitali sepse nuk mund të bënin më asgjë për të.  Ikja e tij na la pas vetëm dëshpërim. Mjaftojnë vetëm 10 km rrugë që të bëhet një spital. Prandaj kur dëgjoj se shqiptarët duan të ikin mendoj se nuk kanë mundësi të zgjedhin për jetën e tyre. Në këtë vend nuk të lejojnë të jesh i lumtur. Shqiptarët duan të ikin se nuk zgjedhin dot”, u shpreh Valteri në foltoren e Kuvendit.

Renis Muça ndodhej në koma prej disa muajsh, ku fatkeqësisht nuk mundi t’ia dilte dot dhe ndërroi jetë 3 ditë më parë në një spital në Turqi. Më herët, Klubi i Partizanit kishte marrë nismën për të mbledhur para nga biletat e shitura në një prej ndeshjeve për ti ardhur në ndihmë tifozit të vogël të Partizanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME