Categories Showbiz

“Ikja jote më la pa frymë”, Eni Çobani humb njeriun e shtrenjtë

Një njeri shumë i shtrenjtë për Eni Çobanin është ndarë nga jeta. Juristja ka bërë me dije lajmin e humbjes së mikeshës së saj, Migenës. Nga dedikimi i ndjerë në rrjetet sociale, ndërmjetësja e “Shihemi në Gjyq” tregon se kanë patur një marrëdhënie të afërt sa e quante “motër”.

“U ndërpre në mes një jetë e bukur dhe iku nga ne një motër e shtrenjtë si Migena Dibra. E dashur motër, largimi yt kaq i shpejtë e i papritur na la me zemër të thyer dhe na la pa fjalë, por ne nuk do të harrojmë kurrë e do të kemi me vete çdo moment vështrimin tënd të bukur, zemrën tënde të bardhë dhe shpirtin tënd të madh. Fjalët e tua të dashura, prezenca jote dinjitoze do jenë gjithmonë motivuese dhe do na mbajnë bashkë përjetë.  Qofsh e xhenetit motra ime dhe shpirti yt u ndriçoftë në parajsë.”, shkruan Çobani. Në postimin në InstaStory, Eni ndan dhe brengën e saj pasi nuk ka arritur të flasë për herë të fundit me mikeshën e saj.

“Nuk do doja të shkruaja këto rreshta kurrë për ty për ty motra ime, por ikja jote më la pa frymë, po lotët e nënës tënde, po tronditja e djalit tënd të mrekullueshëm më mbushën sytë me lot dhe si ike pa më thënë dy fjalë nga ato që vetëm ti dije të më thoje plot dashuri. Mungesa jote do jetë për mua e pazëvendësueshme, ti do jetosh bashkë me ne, mike e shtrenjtë.”, shton ajo. Sipas komenteve në postimet e Çobanit, mësohet se Migena jetonte prej vitesh në Kanada. Shkaku i vdekjes ishte një sëmundje e rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME