Categories Lajme

“Ikja nga shtëpia pa lajmëruar prindërit”, Ilir Meta rrëfen fëmijërinë: Lirinë e gjeja në fshat, te gjyshërit

Kreu i Partisë së Lirisë,  Ilir Meta ka rikujtuar fëmijërinë e tij gjatë një interiviste në News24. Ai u shpreh se sa më shumë kalon koha, nostalgjia bëhet edhe më e madhe.

Meta tregoi se ka qenë shumë i lidhur me fshatin ku ka lindur, Çepanin, ku çdo verë mezi priste të shkonte. Duke qenë fëmijë i dy prindërve mësues, ish-presidenti tha se prej tij kërkohej gjithmonë të ishte i rregullt dhe të shkëlqente, ndaj largimi prej tyre dhe vajtja te gjyshja e gjyshi në fshat ishte në një farë mënyre ‘liria e munguar’.

Gjatë bisedës ai ka rrëfyer sesi ka qenë fëmijëria e tij, raporti me prindërit dhe motrën si dhe lidhja e fortë që kishte me fshatin e tij.

“Ka qenë një fëmijëri e jashtëzakonshme, në një moshë të tillë bëhet dhe më e fortë, mban mend kujtimet më të mira, dashuria për prindërit, gjyshërit.

Më shumë i lidhur kam qenë me fshatin, me Skraparin, dhe pavarësisht se kemi ardhur shumë shpejt në Tiranë, pa bërë ende një vjeç, unë shkoja shpesh në fshat.

Në Tiranë të dy prindërit e mi kanë qenë mësues, ishin shumë kërkues edhe donin që unë të shkëlqeja, dhe atë lirinë time e gjeja kur ikja larg tyre, në hapësira të tjera.

Madje ka dhe raste të jashtëzakonshme kur kam ikur nga shtëpia pa lajmëruar prindërit, tre-katër ditë, ishte dashuria shumë e madhe për fshatin, gjyshërit, dhe lirinë që gjeja atje. Edhe në verë rrallë shkoja në plazh me prindërit dhe motrën”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME