Categories Lajme

IKMT aksion për shembjen e ish-kabinave të plazhit në Golem, banorët dalin kundër

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) ka nisur aksionin për shembjen e ish kabinave të plazhit në Golem.

Prej disa ditësh banorët janë njohur me vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak Kavajë për shembjen e këtyre godinave njëkatëshe, bazuar në akt-ekspertizën e thelluar e Institutit të Ndërtimit, që i ka nxjerr me dëmtime DS4.

Banorët thanë për Balkan Web se askush nuk ka ardhur t’i kontrollojë banesat, sepse ato nuk kanë pasur asnjë dëmtim pas tërmetit.

Ndërkohë, drejtori i shërbimeve në bashkinë Kavajë, Ledio Hysa shpjegon se familjet do të trajtohen me bonus qiraje.

Banorët janë kundër shembjes dhe kërkojnë transparencë për të gjithë procesin, sepse i tremben faktit se banesat e tyre po shemben për t’i hapur rrugë ndërtimeve në bregdet, meqë sipërfaqja e tokës është shtetërore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME