Categories Lajme

IKMT: Banorët e Astirit rrahën për spital një nga punëtorët e projektit

Përmes një deklarate për mediat, IKMT njofton se një prej punonjësve të saj është plagosur nga banorët gjatë kryerjes së detyrës pranë Astirit, te Unaza e Re.

Njoftimi i IKMT: Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot paradite ne “Astir” me banoret e kesaj zone dhe nje prej punonjesve te IKMT gjate kryerjes se detyres. A.B, 50 vjec, eshte goditur me mjete te forta nga banoret duke i shkaktuar frakture te forte ne koke dhe ne duar. Ai eshte transportuar me urgjence ne spitalin ushtarak per te marre mjekimin e duhur. Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyren, teksa lajmeronte poseduesit e disa objekteve ne kete zone se jane pengese e zbatimit te projektit te Unazes se Madhe.IKMT denoncon fort kete akt barbar mbi punonjesin e saj dhe kerkon nga organet perkatese te shtetit te marrin masat e menjehershme per venien para pergjegjesise se autoreve. Po ashtu IKMT u ben thirrje banoreve dhe qytetareve, se punonjesit e saj jane ne sherbim te ligjit dhe komunitetit dhe nuk do te terhiqen per asnje moment nga detyrat e tyre, pavaresisht sjelljeve rrugacerore, barbare dhe te paligjshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME