Categories Lajme

13.000 paund për person/ Jepet dënimi për Ervinin, ‘bosin’ shqiptar që kaloi 112 emigrantë në Britani

Tre shqiptarë dhe një libanez janë dënuar nga gjykata penale e Bruzhit në Belgjikë për përfshirjen e tyre në favorizimin e emigracionit të paligjshëm të më shumë se njëqind personave. Lideri i grupit, Ervin M. 41 vjeç, dënua me pesë vjet burgim efektiv dhe një gjobë 896,000 euro, raportuan mediat lokale këtë të mërkurë.Në Shtator 2018, banda shqiptare ra në rrjetën e hetuesve britanikë, pasi këta të fundit përgjonin një tjetër grup, që merrej me të njëjtën veprimtari të paligjshme. Falë përgjimeve, funksionimi i bandës u zbërthye nga hetuesit. Bastisja e 6 banesave në 18 dhjetor 2018 çuan në arrestimin e katër të dyshuarve nga autoritet belge.

“Banda punonte me transport të garantuar, me ç’rast drejtuesit e kamionëve ishin në dijeni të kontrabandës. Emigrantët paguan 13,000 paund për një vend në kabinën e kamionit që i çonte në Britani nga Belgjika”, tha prokurori Frank Demeester, seancën e kaluar.

Sipas prokurorisë, banda kontrabandoi 112 emigrantë nga Belgjika në Mbretërinë e Bashkuar në më pak se një vit.Mbrojtja e Ervin M. këmbënguli për një dënim më të butë sesa pretenca e prokurorisë, që kërkoi 6 vjet burg. Sipas avokatit Sven Mary, organizatori i vërtetë ishte i sigurt në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo  Ervin M..Arlind R. 29 vjeç u dënua me 40 muaj burg si shofer i bandës. Për Blerdar S. 39 vjeç dhe Firas K. libanez 46 vjeç, u dha përkatësisht 2 vjet dhe 18 muaj burgim në mungesë. /BN/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME