Categories Lajme

Kajmaku bëri “puç” në bashkinë e Vorës, zbulohet veprimi i papritur pak orë para shkarkimit

Sot bëhen 7 ditë kur bashkia e Vorës nuk ka një kryetar, kjo pas vendimit të KQZ-së të premten e shkuar për ta shkarkuar Agim Kajmakun si të prekur nga dekriminalizimi.Teksa Presidenti i Republikës, njëlloj me Shkodrën, pritet të mos dekretojë përsëritjen e zgjedhjeve, rruga e menduar për tu ndjekur nga socialistët ishte që këshilli bashkiak të komandonte përkohësisht si kryetar një nga nënkryetarët e bashkisë.3 muajt e tij në detyrë, Kajmaku kishte punuar me dy nënkryetarë: Aqif Muça dhe Laureta Omeri.

Në një lidhje live me studion e Abc News gazetarja Esiona Konomi tha se kjo e fundit ishte rekomanduar për atë detyrë nga e deleguara e PS-së në atë zonë, Belinda Balluku.
Së fundmi marrëdhëniet e Kajmakut me Ballukun nuk ishin të mira, dhe nënkryetarja e bashkisë, Laureta Omeri, ishte kthyer në një mollë sherri”, tha gazetarja.Pikërisht zonja Omeri ishte projektuar që të zgjidhej nga këshilli bashkiak si drejtuese e përkohshme e bashkisë Vorë.

Por, edhe i zhënjyer nga fakti që partia nuk e mbrojti nga shkarkimi, por edhe për të mos i lënë kontrollin e bashkisë Ballukut, Agim Kajmaku ka bërë një lëvizje surprizë.Abc News ka mësuar se të premten në mëngjes, përpara se KQZ ta shkarkonte, Kajmaku ka shkuar në zyrën e tij, dhe ka shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë: Muca dhe Laureta Omeri, raporton abcnews.al.

Në vend të tyre, ka emëruar vetëm një nënkryetar bashkie, shefin e tij të kabinetit, Gent Picari.Në këto kushte, Këshilli bashkiak është i detyruar ta caktojë Picarin, të besuarin e Kajmakut, në krye të bashkisë.Në këtë mënyrë, Kajmaku sposton partinë nga konkrolli i bashkisë, dhe e merr atë vetë gjithë influencën në institucion, edhe duke mos qenë kryetar.Dy nënkryetarët janë përpjekur t’i shpallin të paligjshme të dy urdhërat e shkarkimeve, por ende ndonjë institucion nuk i ka rrëzuar ato.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME