Këto janë momentet kur Alvin Berisha shoqërohet nga humanitarët e Gjysmëhënës së kuqe për t’u kthyer në Itali tek babai dhe motrat e tij. “BalkanWeb” ka siguruar pamjet, ku 11-vjeçari shfaqet me një çantë shpine, atlete të bardha e rroba sportive, ngjashëm si të gjithë bashkëmoshatarët e tij që jetojnë në vende normale dhe pa luftë.Alvin mbahet në krahë një pjesë rruge dhe më pas shkon drejt makinës duke çaluar për shkak të plagosjes në këmbë.Babai i Alvin tregoi se ai është nxjerrë nga kampi Al hol pasditen e djeshme, rreth orës 14:00 dhe në 22:00 të mbrëmjes së kaluar ka qenë në hotel në Damask. Sot Alvin është nisur nga Siria për në Libi dhe nesër pritet të mbërrijë në Romë ku e pret i ati dhe motrat e tij.
