Categories Lajme

Krujë, grabitja e 110 milionë lekëve në postë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në lidhje me grabitjen e ndodhur pak ditë më parë në postën e Krujës, ku u vodhën 110 milionë lekë.Burime nga policia bënë me dije se pas arrestimit të rojës private, Besnik Parruca, i cili akuzohet për veprat penale ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, u vunë në pranga dhe këta tre persona.Të njëjtat burime sqaruan se grabitja ndodhi mëngjesin e 4 tetorit, ku autorët kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi valute nga njëra prej kasafortave dhe më pas janë larguar me një kamionçinë frigoriferike.Roja private, pasi mori dijeni për ngjarjen akuzohet se nuk ka kryer sipas detyrimeve ligjore njoftimin e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, as në momentin kur patrulla e policisë ka kaluar dhe e ka pyetur nëse kishte ndonjë problem tek posta, me pretendimin se është kërcënuar nga autorët. Ndërkohë ka dyshime se autorët kanë detyruar rojën private t’i ndihmojë. Deri më tani nuk dihet identiteti i personave të arrestuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME